You Are Here: Home » Posts tagged "kamomil"

SI TË PËRGATISNI VETË KREM BIMOR PËR HEQJEN E EKZEMAVE, PA KORTIZON!

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Aloe vera është një ekstrakt i njohur për vetitë e tij hidratuese, si dhe për mundësinë e rigjenerimit të lëkurës së lodhur e të thatë. Gjithashtu, një tjetër veti rëndësishme e aloe vera-s që nuk para përmendet shpesh, është ajo e sintezës së kolagjenit dhe elastinit. Pra, jo vetëm hidraton dhe shëron lëkurën e dëmtuar, por, kontribuon ndjeshëm edhe në luftën kundë ...

Read more

MASKA QË RRIT VOLUMIN DHE ELASTICITETIN E FIJEVE TË FLOKUT

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Bananet nuk janë vetëm të shijshme (për ata që i parapëlqejnë), por, dhe tejet të dobishme për lëkurën dhe flokët tuaj. Ato kanë përmbajtje të lartë kaliumi, hekuri, vitamine B, B6 dhe B12, të cilat ndihmojnë në zbutjen dhe nxitjen e elasticitetit të flokëve, duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e majave dyshe dhe këputjen e shpejtë të tyre. Përdorimi i rregullt ...

Read more

SI TË QETËSOHENI NGA DHIMBJET E STOMAKUT

Nga Lorena Stroka Trazirat e ndryshme në stomak mund të shkaktojnë siklet dhe rënie të humorit tonë. Shikoni se cilat bimë mund t'ju ndihmojnë shumë në trajtimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit tuaj në përgjithësi: Kamomili Është cilësuar si një prej bimëve më të sigurta medicinale. Ka veti antispazmodike, anti-inflamatore, ndërsa ndihmon dhe në shpërndarjen e gazrave të grumbulluara në stomak dhe ...

Read more

SI TË BËSH KREM NATE VETËM ME 3 PËRBËRËS! (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Strategjia që kompanitë kozmetike ndjekin për shitjen e produkteve të tyre është vërtet mjaft e zgjuar, kategorizimi që u bëjnë kremrava (dite, nate, për mosha të reja/vjetra etj., etj.) i kanë bërë të mos dijnë se sa para kanë... Numri i femrave që varen nga këto produkte është gjithnjë e në rritje... jo se vërejnë ndonjë ndryshim habitës, por, sepse i ndihmojnë psikologjikisht, pra, besojn ...

Read more

SI TË HIQNI RRUDHAT NË CEPIN E SYRIT, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... E ashtëquajtura "Këmba e Patës" janë rrudhat e shprehisë në cepin e syrit, të cilat krijohen nga lëvizjet e shumta të muskujve, herë në formë vrenjtjesh e herë në formë buzëqeshjesh. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni të buzëqeshni, apo të qëndroni të pashprehshme si skulptura. Thjesht shmangni ekspozimin e tepërt në diell, duhanp ...

Read more

BIMA MEDICINALE QË RIGJALLËRON FLOKËT DHE LËKURËN, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... Karotat janë të njohura që nga lashtësia. Grekët dhe Romakët e lashtë i përdornin jo vetëm në gatim, por dhe si bimë medicinale (mjekësore). Pjesa e ngrënëshme e tyre, pra, rrënja, përmban  hekur, kalcium, magnez, bakër, zink, pro-vitaminë A, vitaminë B, C dhe carotene. Sido që të konsumohen, karotat veç të mira sjellin në organizmin e ...

Read more

DISA KËSHILLA TË VLEFSHME BUKURIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... Ndërsa po shijoja kafenë time të mëngjesit, u ndesha me një artikull në Internet, ose më saktë me përfundimet e një hulumtimi të kryer nga një kompani kozmetike Skincare, lidhur me  moshën dhe paraqitjen e femrave. Sipas kërkimit disa vjeçar, u vërejt se shumë femra të cilat abuzonin me duhanpirjen, alkoolin, pagjumësinë dhe kequshqyer ...

Read more

NJIHUNI ME VAJIN QË KORRIGJON ÇDO DËMTIM LËKURE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... Në qoftë se doni të jeni përherë të kuruara, por, pa shpenzuar shuma të mëdha për ta arritur këtë, përdorni vaj argani. Vaji i arganit është ndër më të njohurit për luftimin e dëmtimeve të lëkurës. Më konkretisht: - është anti-rrudhë - antioksidant - ripërtërin qelizat - zvogëlon thellësinë e plagëve/shenjave - heq ekzemat - lufton puç ...

Read more

RECETA QË DO T’JU SHPËTOJË NGA RËNIA E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... Në qoftë se vëreni rënie flokësh për më shumë se 6-7 javë, atëherë, problemi është më serioz nga ç'mendoni. Prandaj merrni masat tuaja sa është herët që të mos përfundoni pa qime në kokë. Përveç prerjes mujore, dhe maskave ripërtëritëse apo forcuese, provoni të bëni recetën e mëposhtme. Këtë recetë e bënte nëna ime vite më parë, mirëpo ...

Read more

SI TË BËSH MAKE UP NATYRAL NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi... Forca e make up-it është jashtëzakonisht e madhe. Dhe këtë femrat e dinë mirë. Ka për borxh të të zbukurojë apo shpërfytyrojë tërësisht, njëkohësisht. E gjitha varet nga cilësia që ka... Përveç produkteve që mund të gjeni në barnatore, një  mënyrë tjetër e mirë është përgatitja e tyre në kushte shtëpie. Në fakt, receta e sotme, nuk ësh ...

Read more

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top