You Are Here: Home » Posts tagged "flokë"

PASTË PASTRIMI SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Larja e flokëve me sapun apo shampo nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Gjithmonë do të nevojitet një metodë extra për largimin e substancave kimike të depërtuara në fije përmes produkteve kozmetike. Në rast se nuk merret asnjë masë parandaluese, pasojat do të jenë të pashmangshme: rritja e yndyrës, hollimi i fijeve dhe rënia graduale, do të jenë vetë disa prej tyre! ...

Read more

TERAPI ME VAJ KEDRE PËR FLOKË SUPER TË DENDUR

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Sa më të gjatë i keni flokët, aq më shumë nevojë kanë për përkujdesje. Po çfarë nënkuptojmë me fjalën përkujdesje? Lyerje, krehje, shtrirje e dredhje? Sigurisht që jo! Përkujdesja ka të bëjë me ushqyerjen dhe rigjenerimin e tyre në thellësi, e cila është e pamundur të arrihet vetëm përmes një vizite mujore në flokëtore. Disa ngatërrojnë efektin e përkohshëm të paruk ...

Read more

SI T’I BËJMË FLOKËT TË NA RRITEN MË SHPEJT

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Në fakt, këtë shkrimin e kisha në plan ta postoja disa ditë më parë, por, për shkak të një humbjeje që patëm në familje, automatikisht u anulua. Sot, duke qenë se ndihem disi më e kthjellët psikologjikisht, pas gjithë asaj që ndodhi, vendosa të rikthehem këtu, te "shtëpia ime" virtuale, jo për t’u qaravitur, siç duan të besojnë disa “dashamirës”. Qëndrimi i dobët (q ...

Read more

JA SI BËHET ÇHELMIMI I FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Me siguri të gjithë keni dëgjuar mënyra të ndryshme për detoksifikimin e organizmit, por, jo atë të flokëve. Në shumicën e rasteve, kur flasim për çhelmim, gjëja e parë që na vjen ndërmend është ndonjë përbërës i veçantë natyral, i pasur me antioksidantë. Dhe në fakt nuk është gabim, veçse këto metoda përdoren për detoksifikimin e organeve themelore të trupit. Po pë ...

Read more

SI TË ELEMINONI ZBOKTHIN NË 3 JAVË

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ankthi, kequshqyerja, higjiena e munguar dhe përdorimi i shampove të gabuara, janë vetëm disa prej faktorëve thelbësorë që ndikojnë shëndetin e flokëve dhe shfaqjen e zbokthit. Zbokthi nuk është vetëm një problem antiestetik, por, dhe tepër i rrezikshëm për rënien e mëvonshme të flokëve. Përgatisni recetën e mëposhtme dhe eleminojeni në mënyrë natyrale brenda 3 javë ...

Read more

MËNYRA SE SI TË PËRDORNI KAFEINËN PËR RRITJEN E FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Këtu e 20 minuta hyj e dal në dhomën e gjumit, pa prekur asgjë me dorë. Arsyeja? Frika e (ri)sistemimit të rrobave sipas ngjyrave, copave dhe llojit. Megjithëse është jashtëzakonisht i madh, ndiej se po të kishte zë, do të më thoshte: Më bosho pak moj e uruar, se s'marr dot më frymë! Është një faqe e tërë muri, nga fundi në krye. Sipas një përllogaritjeje të vogël q ...

Read more

MASKA QË DUHET TË PËRGATISNI NËSE KENI FLOKË TË HOLLË

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ju ka qëlluar ndonjëherë të ndjeni mall për dikë, të pyesni për të, por, të mos keni asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me vetë personin për më shumë se një dekadë? Mua PO! Gjatë viteve të fëmijërisë kisha një shoqe-motër të vërtetë, një vajzë simpatike, nxënëse shembullore dhe tepër inteligjente, e veçantë në çdo drejtim, me të cilën humbëm disi papritur për çështje s ...

Read more

KËTO JANË USHQIMET QË ZGJIDHIN PROBLEMIN E RËNIES SË FLOKËVE DHE NXISIN RIGJENERIMIN E TYRE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Një nga provat më të sigurta që rënia e flokëve të ka "trokitur derën" është... yndyrna e tepërt.  Ajo që të bën të dukesh sikur ke shekuj pa u larë, e të vetë-pyetesh: po ç'dreqin ndodh kështu, dje nuk u lava?! Zgjidhja në këto raste nuk është vetëm shampoja e ngurtë, (një lloj pluhuri që ndonjëherë të bën t'i përngjash ujkut të miellosur te përralla "Mamadhia me s ...

Read more

PRODUKTI QË PËRDORIN TË GJITHA INDIANET PËR FLOKË SUPER TË GJATA E TË SHËNDETSHME

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Indianet nuk njihen vetëm si femrat me flokët më të gjata në botë, por, dhe më të shëndetshme njëkohësisht. Mendoni se është është vetëm çështje gjenesh, apo dhe ndërhyrja njerëzore diçka arrin të bëjë?! Sekreti i tyre është një formulë "magjike", më konkretisht, një lloj vaji, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt rritjen dhe dendësimin e flokëve. Vaji në fjalë, ...

Read more

TRAJTIM NATYRAL PËR DREJTIMIN E FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Përdorimi i shpeshtë i pjastrave apo siç njihet ndryshe i hekurit për drejtimin e flokëve, me kalimin e kohës i dëmton ato duke i djegur në brendësi. Në qoftë se keni durim për të arritur një efekt natyral, pa vënë në rrezik shëndetin e tyre, shfrytëzoni vetitë fantastike të qumështit dhe limonit. Çfarë të bëni? Merrni një tas prej qelqi, hidhni 1 gotë qumësht në të ...

Read more

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top