You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TABUTË E MESHKUJVE NË SEKS!

TABUTË E MESHKUJVE NË SEKS!

albstroka-seksologji-tabute-e-meshkujve-ne-seks-shkrime-nga-lorena-stroka-puthje-pasionante-me-gjuheNga Lorena Stroka

Megjithëse seksi është pjesë integrale e jetës sonë, disa gjëra ende vijojnë të jenë tabu. Kush tha se meshkujt të cilët duken më liberalë në marrëdhëniet seksuale nuk kanë frikërat e tyre?! Cilat janë ato?

Madhësia e… organit gjenital

Sipas një hulumtimi të botuar në sex roles, meraku më i madh i meshkujve (pavarësisht moshës së tyre), është madhësia e penisit. Sa më shumë mburren për të, aq më të pakënaqur janë! Ndoshta është i vetmi rast ku shprehja popullore: “ku ka zë, nuk është pa gjë” s’i përgjigjet realitetit!

Frika e dështimit (impotencës)

Një në tre meshkuj vuan nga frika e impotencës. Sipas shkencëtarëve që merren me studimet e sëmundjeve urologjike, çdo mashkull do të përballet qoftë dhe vetëm një herë me këtë problem, një lloj ankthi që do ta përndjekë dhe më vonë. Hulumtuesit kanë gjetur se meshkujt të cilët janë ndeshur me mungesën/humbjen e ngrerjes, mbizotërohen nga paniku dhe frika e përsëritjes në të ardhmen. Pikërisht kjo është një prej arsyeve pse i hedhin sytë gjetkë.

Frika e rezistencës

Hulumtimet kanë treguar se një në pesë meshkuj mbi 40 vjeç, humbë rezistencën e tij në kontaktet intime. Derdhja e parakohshme është ende një temë tabu për seksin e fortë, të cilën mundohen ta justifikojnë me çdo kusht si dhe të refuzojnë trajtimin e specializuar mjekësor. Situata të tilla zakonisht pasohen nga tradhtitë e mëvonshme (të palës tjetër)!

Partnerja me më shumë përvojë në shtrat

Sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine, sa më shumë përvojë ka një femër në seks, aq më e vështirë është për mashkullin ta pranojë qetësisht. Natyra e mashkullit është dominante dhe kjo gjendje e vë në siklet.

Krahasimi me ish-ët

Një tjetër temë tabu që meshkujve u shkakton dhembje koke është krahasimi fatal që shpesh bëhet me ish-ët. Një në tre meshkuj nuk nguron të pyesë partneren pas seksit nëse ai është më i mirë se ish-i i saj. Një pyetje e tillë dëshmon papjekuri, mungesë vetëbesimi dhe perceptim të reduktuar gjërash. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, të vërtetën s’do ta mësojë kurrë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top