You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SYN – AKE VEPRON NJËLLOJ SI BOTOX

SYN – AKE VEPRON NJËLLOJ SI BOTOX

Nga Lorena Stroka

Syn – Ake eliminon në mënyrë natyrale rrudhat e padëshiruara dhe rigjeneron tiparet e fytyrës shumë më lehtë se injeksionet Botox (botulinum). Sipas hulumtimeve, duke e përdorur dy herë në ditë do të reduktoni deri në 52% rrudhat ngacmuese. Polipeptidi që gjendet brenda helmit të nepërkës krijon bllokadë neuromuskulare dhe në kombinim me Aloe Vera, kolagjenin, vitaminat A, E, C dhe Allantoinin e bën lëkurën të duket më e re, efektet e saj janë të ngjashme me ato të botox-it.

Syn-Ake

  • Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
  • Nuk kushton shumë para, nuk tjetërson tiparet e fytyrës, thjesht i përmirëson.
  • Lufton relaksimin e karakteristikave të fytyrës që shfaqen pas të 40-ve.
  • Stimulon konturet e fytyrës dhe ndriçon ngjyrën e lëkurës.
  • Redukton kontraktimet e muskujve të fytyrës.

Përdorimi:

1. Aplikimi i kremit kryhet gjithnjë në fytyrë të pastër, pa makijazh.
2. Te lëkurat e lodhura/të ekspozuara në diell mund të përdoret dhe si bazë kremi (foundation).
3. Ndërsa te lëkurat e ndjeshme aplikohet vetëm, jo i kombinuar me kremra të tjera.

E dini si është puna? Kremrat nuk përdoren vetëm nga gra të vjetra në moshë, por edhe nga të rejat. Gjithçka varet nga gjendja e lëkurës që kemi. Faktorët që ndikojnë negativisht në dëmtimin e saj janë: kequshqyerja, konsumi i yndyrnave të tepërta, mungesa e hidratimit, duhanpirja, akooli etj., etj./AlbStroka.com/

© 2010 Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top