You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SYLESHI

SYLESHI

© Lorena Stroka

Në një qoshe kafeneje
kokë më kokë mbledhur dy shokë,
njëri i ri, tjetri i vjetër,
gotat e rakisë trokasin tok.
 
“Jam në hall”, rrëfehet i riu,
“Bota ndiej se më përgojon,
sa herë dal me time shoqe,
vëngër duket se më shikojnë”.
 
“Miku im”, ia kthen i vjetri,
“Mos vrit mendjen se ç’thonë,
s’e kupton që i bluan zilia
krah për krah kur ju shikojnë?”.
 
Ndërsa i riu tymos cigaren,
dhe rrudhat ballit shton,
më i vjetri mërmërit nënzë:
“Fati i syleshit zor se ndryshon”./AlbStroka.com/
 

© Botuar në librin: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top