You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SUPER-SEKRETE BUKURIE (FYTYRË+FLOKË)

SUPER-SEKRETE BUKURIE (FYTYRË+FLOKË)

ALBSTROKA-BLOG-SUPER-SEKRETE-BUKURIE-PER-FYTYRE-DHE-FLOKE-LORENA-STROKA-RECETA-KESHILLA-MASKA-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dje isha e ftuar diku, në një tip zyrtarizmi, (ishte hera e parë që shkoja në ceremoni fejese) kështu që para se të nisesha (domethënë nja dy ditë para) e ktheva të gjithë garderobën në anën tjetër për të gjetur veshjen e duhur. Çuditërisht nga qindra, bluza, pantallona dhe fustane asgjë s’ma mbushte syrin, jo, thoshja asnjëra s’i përshtatet rastit. Përfundimisht, pasi më vajti goja prapa veshit, vendosa të vesh një fustan ngjyrë portokalli, jo shumë provokues, sepse s’isha unë ajo që duhej të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve, por, Brunilda, mikja ime mikrobiologe që zyrtarizonte lidhjen e saj shumë vjeçare me Henrin dhe mbaroi me kaq puna.

Tani tjetër gjë desha të pyesja unë, kjo pavendosmëria para garederobës më ndodh vetëm mua apo dhe juve? Sepse motra ime, me të cilën nuk ngjajmë fare në asgjë, as në paraqitje, as në mënyrën e të menduarit, as në veshje, pra, në asnjë drejtim, nuk ka probleme të këtij lloji, përgatitet brenda 5 minutave?!

Dhe meqë jemi tek tema e bukurisë, a e dini se sa gjëra ka që nuk dimë?! Ejani të mësojmë së bashku disa sekrete, tip këshillash tejet të vefshme për secilën prej nesh!

1. Në qoftë se jeni mahnitur nga efektet e kremit të gatshëm BB, por, nuk ju mban xhepi të blini një të ri, po ju jap një zgjidhje fare të lehtë. Përzieni së bashku të njëjtën sasi kremi dite dhe pudre, pastaj aplikojeni sa herë të doni.

2. Ju pëlqejnë flokët e gjata e të drejta, por, nuk dini si t’i bëni (përveçse me pjastër sigurisht)? Në në tas përzieni mirë së bashku 4-5 lugë gjelle qumësht, 2 lugë gjelle mjaltë dhe 1 banane të bërë pure. Pastaj aplikojeni në flokët tuaja duke e lënë të veprojë rreth 1-2 orë. Në fund, lahuni si zakonisht, menjëherë do të vëreni ndryshim. Ose po të doni ka dhe një mënyrë tjetër, spërkatni pak qumësht në flokë, për rreth 30 minuta, pastaj lahuni me shampon tuaj të preferuar, ka thuajse të njëjtat efekte me mënyrën e parë.

3. Në qoftë se nuk ju pëlqenë metodat natyrale për heqjen e pikave të zeza të fytyrës, mësoni se çfarë duhet të keni parasysh para se të blini një produkt të gatshëm. Zgjidhni vetëm ato produkte mbi të cilat shkruhen këta dy përbërës Salicylic και Glycolic Acid. Acidet në fjalë ndihmojnë në forcimin e poreve, pra, zvogëlimin e tyre dhe heqjen e çdo papastërtie të mundshme.

4. Në qoftë se doni të riktheni ngjyrë e humbur të flokëve si dhe trashjen e fijeve që me kalimin e kohës pësojnë dëmtime të pashmangshme, veproni si më poshtë. Zieni për rreth 15 minuta, 1 litër ujë bashkë me 2 lugë gjelle hithër të tharë. Pastaj hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet, kullojeni, dhe pasi të jeni larë, aplikojeni në flokët tuaja. Nuk këshillohet shpëlarje./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

 

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top