You Are Here: Home » Mjekësi » Studim i ri shkencor ndihmon të verbërit “të lexojnë” Braille!

Studim i ri shkencor ndihmon të verbërit “të lexojnë” Braille!

Nga Lorena Stroka

Studiuesit Amerikanë krijuan për herë të parë një sistem inovativ elektronik që lejon të verbërit të lexojnë shkronjat e Braille. Bëhet fjalë për një çip që mbillet në syrin e pacientit dhe dërgon mesazhet e sistemit direkt në tru. Kështu, përmes sinjaleve të marra elektrike, pacienti do të shikojë saktësisht (80 % – 90 %) fjalët dhe shkronjat e alfabetit Braille

Sipas “New Scientist”, studiuesit e udhëhequr nga Tomas Lorixhen i kompanisë “Second Sight Medical Products”, që botuan kërkimin relativ në revistën “Frontiers in Neuroprosthetics” përmendën se në vend që i verbri të ndiejë shkronjat Braille përmes majave të gishtave, tani mund t’i shikojë të shfaqura në trurin e vet dhe t’i lexojë pa problem.

Eksperimentet treguan se pacienti përveç disa shkronjave të caktuara, mund të lexonte fjalë të përbëra nga tre deri në katër shkronja. Teknika e re mund të ofrojë shpresë për shumë njerëz që vuajnë nga humbja e pjesshme ose e plotë e të shikuarit, për shkak të shkatërimit të qelizave të dritëndieshme të retinës, por që në të cilat nuk janë dëmtuar nervat që përcjellin informacionet vizuale në tru.

Në të ardhmen, ka të ngjarë, që të verbrit të lexojnë akoma dhe tabelat rrugore, pasi një implant në sy të do të përkthejë alfabetin në Braille dhe pastaj do të dërgojë mesazhet përkatëse në tru./AlbStroka.com/

© www. AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top