You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: USHQIMET QË DUHET TË SHMANGNI PARA RAPORTEVE INTIME

STUDIM: USHQIMET QË DUHET TË SHMANGNI PARA RAPORTEVE INTIME

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-FOTO-BIOGRAPHY-WIKIPEDIA-SEKSOLOGJINga Lorena Stroka

Kur është fjala për seksin – këshillat nuk janë kurrë të mjaftueshme, gjithmonë ka gjëra që injorojmë. A e dini që sipas specialistëve ka disa ushqime, të cilat ndalohet kategorisht të konsumohen, kryesisht para seksit, pasi është vërejtur se mund të ndikojnë në rënien e libidos? Ja hidhini një sy produkteve vijuese:

Kafja: Konsumi i më shumë se një filxhani kafe para kryerjes së marrëdhënieve intime, nuk është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Ajo mund të sjellë pasoja në gjendrat mbiveshkore, të cilat ndër të tjera, prodhojnë edhe hormonet që përgjegjësohen për stresin. Pra, nëse e teproni në konsum, është e sigurt që do të keni rrahje të shpejta zemre, ankth dhe humor të keq.

Mishi: Mishi i kuq, ndryshe nga i bardhi, ka më shumë yndyrë, gjë që do të thotë se kur konsumohet në masë të madhe, organizmi vështirësohet dyfish për tretjen e tij, duke humbur në këtë mënyrë më shumë energji. Për më tepër, nëse mishi shoqërohet edhe me disa gota vetë, atëherë, përgjumja do t’ju presë fuqitë për më tej.

Djathrat: Ka njerëz (shumë prej tyre ndoshta nuk e dinë) të cilët janë intolerant në laktozë. Domethënë, organizmi i tyre e ka të vështirë të shpërbëjë ushqimet me laktozë, si p.sh: qumështin, djathin, kosin etj. Kjo shkakton fryrje barku, dhimbje stomaku dhe rrjedhimisht humbje dëshire për raporte seksuale.

Alkooli: Alkooli është padyshim kurthi më i rrezikshëm për sa i përket seksit. Konsumi i alkoolit në sasi të vogla (një apo dy gota maksimumi, jo një shishe të tërë) nuk përbën problem serioz, përkundrazi, na ndreq humorin si dhe na çliron nga çdo lloj ngurtësie e mundshme. Nga ana tjetër, mbikonsumi, veçse pozitiv nuk mund të quhet. Në mënyrë të veçantë, shkakton marramendje dhe përzierje stomaku. Te meshkujt sjell ejakulim (derdhje) të parakoshëm, ndërsa te femrat përgjumje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top