You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: NDJESIA E URISË JU BËN MË TË…

STUDIM: NDJESIA E URISË JU BËN MË TË…

LORENA_STROKA_FACEBOOK_BIOGRAFIA_SHKRIMTARE_GAZETARE_ALBSTROKA_BLOGNga Lorena Stroka

Kur jeni pak të uritur, si ndiheni?

Të zgjuar  e të gatshëm për të pushtuar gjithë botën, apo të paduruar për të konsumuar qoftë dhe diçka fare të vogël? Studiuesit argumentojnë se agjërimi i përkohshëm mund të rrisë aftësinë e trurit, dhe kjo është ndoshta për shkak të “hormonit të urisë.”

Grelina është një hormon që lirohet kryesisht në stomak, dhe që sinjalizon trurin kur jeni të uritur. Hulumtuesit besojnë se vlerat e grelinës rriten ndjeshëm gjatë periudhës së agjërimit, ose kur jeni të uritur, dhe bien disa orë pasi të keni ngrënë.

Studime të njëpasnjëshme, kanë dëshmuar se përveç sinjalizimit që i bën trurit në rast urie, grelina mund të stimulojë gjithashtu rritjen e qelizave të trurit, si dhe të përmirësojë kujtesën tuaj.

Kërkimi më i fundit i kryer nga University of Swansea, në minj që konsumonin për 14 ditë rresht vetëm 70% të ushqimit të zakonshëm, tregoi se gjatë asaj periudhe, minjtë shfaqën rritje neuronesh në një pjesë të veçantë të trurit, e njohur ndryshe si qendra e të mësuarit dhe kujtesës.

Tashmë, mesazhi që kufizimi i moderuar i kalorive është i dobishëm për shëndetin tuaj, provohet dhe shkencërisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top