You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SPERMA – “BOJA E PADUKSHME” E AGJENTËVE!

SPERMA – “BOJA E PADUKSHME” E AGJENTËVE!

albstroka-blog-eprama-boja-e-padukshme-e-agjenteve-shkrim-nga-lorena-strokaNga Lorena STROKA

Kryesuesi i shërbimeve të fshehta britanike, Mansfilld Smith Kaming, në përpjekje për të mbikqyrur çdo komunikim të fshehtë mes agjentëve, gjykonte se e vetmja mënyrë për ta arritur atë, ishte përdorimi i “bojës së padukshme”. Për fat të keq, shumica e përbërësve që përdoreshin asokohe si metoda zbulimi, ishin gjerësisht të njohura.

Kështu, një ditë prej ditësh, Kaming nuk nguroi të kërkonte ndihmën e studiuesve më në zë të Universitetit të Londrës, me qëllim që t’i përgatisnin një lloj boje për shkrim të padukshëm.

Mirëpo, sipas ditarit, personal të vetë Kaming, përdorimi i spermës, nuk rezultoi nga “shtrydhja” e ndonjë truri shkencor të UL, por, nga ideja spontane e një agjenti, emri i të cilit, për arsye të dukshme, nuk përmendet në kalendar.

Hulumtime të mëvonshme, treguan se sperma mund të bëhej materiali më i sigurtë në duart e shërbimeve sekrete, për përcjelljen e mesazheve të koduara, pasi ndryshe nga bojërat e zakonshme, ajo ishte e pamundur të identifikohej me çfarëdo lloj metode zbulimi, si avujt e jodit. Gjithashtu, kishte dhe një epërsi tjetër, atë të gjetje së lehtë të saj. Çdo agjent i seksit mashkull, falë disponimit të “penës” personale, s’do të vuante kurrë nga mungesa e… bojës!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top