You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SONTE DO TË THEM…

SONTE DO TË THEM…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

K. Mauridou

Sonte do të them ato që përpiqem të harroj, trishtimin, refuzimin, yjet që ranë pa dijeninë time, dëshirat që u strukën në gjumin e dimrave. Sonte do të flas, do të mendoj të vërtetën që ke frikë.

U lodha…

Akoma dhe frymëmarrjet e mia ngjajnë me frymënxjerrjet e fundit të zhytësit të lirë.

Sonte do të bërtas në ballkonet e qytetit të shurdhët për ato që gjasme m’u shpërblyen… shtrenjtë.

Për përkëdheljet që dhashë, duke shpresuar për jetën që nuk m’u falë. Oh, po, do të bërtas se kështu ndoshta zgjoj atë tufën bashkërendëse brenda teje, që ecën krenarisht drejt vdekjes.

Sonte do guxoj të kem frikë…

Kaq shumë mund për një jetë…

Kaq shumë mund për një parajsë të vogël…

Kaq shumë mund për pak nesër…

Kaq shumë mund për një përqafim…

Sonte mos e mbyll derën kur të ik unë, leri dhe dritaret hapur, se humbja nuk frikësohet nga fortifikimet./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top