You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SMIRËZIU

SMIRËZIU

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-PERKTHIME-SMIRËZIUShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Një gjarpër iu vardis një xixëllonje për ta kapur. Pas tri ditësh e tri netësh përzënieje të vazhdueshme, tërësisht e këputur, xixëllonja e mbajti frymën për pak dhe iu drejtua gjarpërit:

  • A mund të të bëj një pyetje?
  • Nuk e kam zakon të dëgjoj gjahun tim, por, meqë nga çasti në çast do të të gllabëroj, po të lejoj.
  • I përkas zinxhirit tënd ushqimor?
  • Jo!
  • Të kam bërë ndonjë të keqe?
  • Jo!
  • Atëherë, pse do të më vrasësh?
  • Sepse nuk më durohet që të të shikoj të ndriçosh!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top