You Are Here: Home » Mjekësi » SKELETI I NJERIUT

SKELETI I NJERIUT

ALBSTROKA-BLOG-SEKELTI-I-NJERIUT-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-SHKRIME-PERKTHIME-REDAKTIMESkeleti është tërësia e kockave të trupit, të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Boshti i skeletit përfshin kockat e fytyrës, të kafkës dhe të shtyllës vertebrore, dhe kafazi i krahërorit ku qëndrojnë brinjët. Skeleti lidhet me gjymtyrët e sipërme me anë të brezit të legenit. Çdo pjesë e skeletit përmbush një funksion të caktuar: kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet jetësore, kurse kockat e gjymtyrëve bëjnë të mundur lëvizjet e shumëllojshme, kontribuojnë në qëndrueshmërinë e trupit, bëjnë të mundur ecjen si dhe kapjen e shtrëngimin e objekteve.

Kockat

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin. Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla – ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta. Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherësh që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjën dhe e bën atë të lëviz me lehtësi. Njeriu lëviz me ane te sistemit lokomotor. Zakonisht lidhet me sutura kërce dhe nyje. Skeleti i trupit përbëhet nga shtylla rruazore dërrasa gjoksore dhe brinjët.

Skeleti i kokës

Skeleti i Kokës përbëhet nga Eshtrat e kafkës dhe Eshtrat e fytyrës. Eshtrat e fytyrës e rrethojnë zgavrën e syrit , të hundës dhe gojës. Skeleti i Kokës luan rol shumë të rëndësishëm ; e mbron trurin , disa gjëndra endokrine (hipofizën, epifizën) , si dhe shqisat e të parit , të dëgjuarit dhe të drejtpeshimit. Eshtrat e kokës janë kryesisht shpatukë dhe të palëvizshëm. Përjashtim bën nofulla e poshtme që është e lëvizshme e cila lidhet me nyje me nofullën e sipërme. Kafka është e lidhur me shtyllën rruazore me anë të nyjeve , për këtë koka mund të lëvizë përkrah trupit.

Skeleti i trupit

Skeleti i trupit është i përbërë nga shtylla rruazore , dërrasa gjoksore dhe brinjët.

Shtylla rruazore

Shtylla Rruazore është e përbërë me rreth 33-34 unaza. Ndërmjet unazave gjenden pllakëzat kërcore që e zbusin shtypjen gjatë lëvizjes dhe e bëjnë shtyllën rruazore të lëvizshme dhe më tepër elastike. Unazat e shtyllës rruazore emërtohen varësisht nga pjesa e trupit që i përkasin apo ku gjenden. Shtylla rruazore ka formën e shkronjës S, e cila i mundëson trupit ecjen vertikale dhe ekuilibrin gjatë ecjes, kërcimit vrapimit. Në brendinë e shtyllës gjendet palca rruazore. Përpos unazave të shtyllës rruazore, skeletin e trupit e përbëjnë edhe brinjët dhe dërrasa gjoksore. Brinjët janë eshtra të ngushta, të gjata, shpatuke dhe të lakuara. Trupi i njeriut ka gjithësej 12 palë brinjë./wikipedia/

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top