You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » Sindroma e… Ana Kareninës!

Sindroma e… Ana Kareninës!

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-gazetare-shkrimtare-perkthyese-shqiptare© Lorena Stroka

Një libër i mirë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e njeriut vetëm në rast se njësohet me realitetin. Vetëm atëherë kur personazhet letrarë shndërrohen në një lloj… sindrome! Për shembull, “Ana Karenina”, kryevepra e Leon Tolstoit, pavarësisht se dritën e botimit e pa për herë të parë në vitin 1878, vijon të jetë pjesë e aktualitetit të sotëm. Për fat të keq, jo për vlerat e saj letrare, por, për shkak të rritjes së ndjeshme të… Ana Kareninave: femrave që ndjekin dëshpërimisht dashuritë pa dalje, me qëllim që të bindin perënditë  e djajtë se edhe ato munden të ndeshin së paku, një… Oskar!

Kareninat përpiqen të fitojnë dashurinë e atyre që nuk i duan, jo sepse ndihen të sunduara nga zjarri i ndjenjave për ta, por, sepse çdo formë refuzimi përbën për to një kërcënim i qartë egoizmi./albstroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top