You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Sikur të rrije edhe pak më shumë…

Sikur të rrije edhe pak më shumë…

Sikur të rrije edhe pak më shumë…

© Lorena Stroka

Sikur të rrije edhe pak më shumë,
kokëmbështetur gjirit tim,
zemrën e çmendur do dëgjoje
teksa rrihte papushim…

Sikur të rrinim edhe pak më shumë,
përqafuar gjer në agim,
yjet në ëndrra do i kthenim,
trishtimi s’do notonte syrit tim…

Sikur të rrije edhe pak më shumë,
gjithçka sot do kish’ tjetër kuptim,
ky s’do qe një Mars i pikëlluar,
as ne s’do ishim tufë elegjish.

Sikur të rrije edhe pak më shumë
e të më besoje në dashuri,
ndofta s’do bëhesha kurrë e tij,
ti s’do më urreje kaq shumë tani.

© Botuar në vëllimin poetik: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top