You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » SI VDIQ HOMERI?

SI VDIQ HOMERI?

lorena-stroka-shkrime-wikipedia-biografia-gazetare-mitologjia-greke-homeri-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Për shumëkënd, Homeri ka qenë një ndër poetët më të mëdhenj epiko-legjendar të Greqisë së lashtë. I njohur më së shumti për autorësinë dhe rrëfimin e dy kryeveprave klasike: Iliada dhe Odisea.

Mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. K, domethënë kohë më vonë nga periudha e Luftës së Trojës dhe kthimi i grekëve në atdhe! Shtjellimi i ngjarjeve dhe zbërthimi gradual i personazheve, qoftë imagjinarë apo realë në vargjet e poetit, kanë shërbyer si mjet themelor për njohjen e historisë së Greqisë antike.

Sa i përket figurës së vetë Homerit, të dhënat në lidhje me prejardhjen, veprimtarinë dhe vdekjen e tij, janë paksa kontradiktore!

Thuhet se dikur, në përpjekje për të mësuar të vërtetën që nuk dinte në lidhje me prindërit dhe prejardhjen e tij, poeti, nuk nguroi të kërkonte ndihmën e Orakullit të Delfëve!

Aty, përmes gojës së Pitisë, dëgjoi një parashikim ngaterrestar: “Vendlindja e nënës suaj është ishulli i Ios, atje do të prehesh edhe ti, por ruaju nga enigma e fëmijëve të vegjël!”

Homeri, nuk ua vuri shumë veshin fjalëve të Pitisë dhe udhëtoi drejt Ios-it. Atje, i ranë në sy disa fëmijë që peshkonin buzë detit. Kur i ndali hapat pranë tyre, për t’i pyetur se çfarë kishin kapur? Ata iu gjegjën: “Ç’kapim e lëmë,  ç’nuk kapim, e kemi me vete!”

(Fëmijët e kishin fjalën për morrat, domethënë: ç’kapim e vrasim, ç’nuk kapim e kemi në kokë.)

Pamundësia për të zgjidhur enigmën e vuri në mendime të thella. I nxitur nga parashikimi fatal i Pitisë, Homeri zgjodhi udhën e arratisë! Krejt i tmerruar ia mbathi për të shpëtuar jetën e tij. Rruga ishte plot me baltë, në një kthesë, rrëshqiti teposhtë, duke u goditur për vdekje në kokë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet kopjimi/ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top