You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZHDUKNI RRUDHAT ME MIELL, (EKSKLUZIVE)

SI TË ZHDUKNI RRUDHAT ME MIELL, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Javën e ardhshme nis zyrtarisht periudha e pushimeve të mia, (nuk do të bëj mungesa në faqe, i kam marrë masat në këtë drejtim). Si fillim, kam ndërmend të vizitoj bregdetin e Dhërmiut (ku ka më mirë se jugu i Shqipërisë), pastaj them të bëj një ndalesë disi më të gjatë në ndonjë ishull Grek (kam vënë në sy njërin prej tyre). Mua nuk më pëlqejnë pushimet e gjata, sidomos kur bëhen vetëm në një vend. Preferoj të shkoj në disa destinacione nga pak ditë, se sa një muaj të tërë në të njëjtin vend… Nuk thonë kot: “shije-shije kjo dynja!”. Me këtë rast, dua t’ju uroj dhe juve të kaloni një verë sa më të këndshme pranë familjeve dhe miqve tuaj! Nuk ka rëndësi vendi që zgjidhni për të kaluar pushimet, por shoqëria që keni me vete! Me miq të mirë, kudo kalon bukur, akoma dhe në fshatin më të thellë… E them nga përvoja, nuk janë teori të përgjithshme këto…

Kush tha që miellin e përdorim vetëm për gatim?! Vetitë e tij janë aq të dobishme, sa prej shekujsh përdoret dhe si përbërës kryesor antirrudhë. Në qoftë se ju shqetësojnë rrudhat e fytyrës dhe kërkoni të gjeni një mënyrë natyrale për t’i zhdukur, do t’ju këshilloja të përgatisni përpikmërisht recetën e mëposhtme, rezultatet e së cilës nuk kanë për t’ju zhgënjyer kurrë…

Përbërësit

Lëngun e një kastraveci të shtrydhur

2-3 lugë gjelle miell gruri të pastër (jo të përzier)

2-3 pika vaj bajame

2-3 pika vaj esencial trëndafili

1 lugë çaj mjaltë

Përgatitja

Në një tas, shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm sipas rradhës dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë e homogjenizuar. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë të pastër për rreth 25-30 minuta. Porsa të përthithet nga lëkura, përsëriteni dhe dy herë të tjera. Në fund, lahuni si zakonisht me ujë të ftohtë./AlbStroka.com/ Pastaj as me xham zmadhues s’do dalloni më rrudha në fytyrë.

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top