You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZGJASNI FLOKËT SHPEJT ME KONJAK

SI TË ZGJASNI FLOKËT SHPEJT ME KONJAK

albstroka-maska-qe-zgjat-floket-deri-5-cm-ne-jave-albstroka-blog-lorena-stroka-maska-sekrete-keshilla-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mundohem të ruaj gjakftohtësinë time, por, nuk ia dal dot, qysh në mëngjes më janë ngritur nervat keq. Nuk ka gjë më të tmerrshme se sa të zgjohesh me muzikë të dhimbshme klasike, sidomos kur nuk je adhuruese e kësaj lloj muzike. Këtu në lagje paskemi një të apasionuar pas operës, i cili i ndërron meloditë si mbreti gratë! Qortoje sa të duash, ai vazhdon avazin e vet!

Në këto rrethana s’më mbetet gjë tjetër veçse të mbyll dritaret e të bëj ndonjë kurë bukurie…  kam nevojë t’i shkarkoj nervat diku, s’bëhet ndryshe!

Në qoftë se dëshironi të keni flokë me shkëlqim, të buta, të hidratuara dhe të gjata njëkohësisht, atëherë të jeni të sigurtë/a që gjendeni në faqen e duhur! Sot, i ka ardhur rradha për postim një tjetër recete bukurie që bën tranformime të pabesueshme… Çfarë dua të them me këtë? Ja lëvizeni shigjetën e miut pak më poshtë dhe shikojeni vetë:

Përbërësit

3 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë gjelle vaj bajame

3 lugë gjelle vaj argani

5 lugë gjelle konjak

4-5 vitamina A&E

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm, aq sa ta durojë gishti. Në vazhdim aplikojeni nga rrënjët tek bishtat e flokëve, duke bërë masazh të lehtë për rreth 10 minuta. Pastaj, mbështillini flokët me një kapuç plastik dhe lerini kështu rreth 3-4 orë. Në fund, lahuni mirë me shampo, derisa të largohet e gjithë yndyrna e tepërt. Për zgjatje sa më të shpejtë flokësh, përsëriteni 1-2 herë në javë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top