You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË REDUKTONI CELULITIN ME KËTË RECETË

SI TË REDUKTONI CELULITIN ME KËTË RECETË

SI-TE-HIQNI-CELULITIN-KESHILLA-NGA-LORENA-STROKA© Lorena STROKA

Përshëndetje të gjithëve :) 

Në të vërtetë, jo të gjitha oksiacidet e dëmtojnë lëkurën, sikurse shumica e femrave besojnë. Disa oksiacide mund të ndihmojnë dukshëm në reduktimin e celulitit. Për shembull, acidi citrik dhe acidi tartarik njihen si elementë të dobishëm në luftën kundër dhjamit të përqëndruar në pjesët më delikate të trupit. Që të dyja mund t’i gjeni në disa lloje frutash.

Lidhur me kremin anti-celulit në kushte shtëpie, do të thoja se është një recetë shumë e lehtë dhe efikase: Në një tas mesatar përzieni së bashku 2 lugë gjelle vaj bajame, 5-6 luleshtrydhe të shtypura dhe 3 lugë gjelle sheqer. Pastaj, aplikojeni në ato pjesë ku keni celulit duke bërë masazh të vazhdueshëm (nga poshtë, lart dhe jo anasjelltas), sepse vetëm kështu do të vëreni përmirësim…

Këshillë:

Duke qenë se celuliti nuk është gjëja më e lehtë për të luftuar, do t’ju këshilloja të bëni përpjekje të bashkërenduara: Ushqyerje të ekuilibruar, aplikim kremrash dhe pak ushtrim fizik (qoftë dhe vetëm ecje)./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top