You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË SHKUMËSA ME LËVOZHGA VEZËSH

SI TË PËRGATISNI VETË SHKUMËSA ME LËVOZHGA VEZËSH

SHKUMESA-ME-LEVOZHGA-VEZESH-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIME-FACEBOOK© Lorena Stroka

A e dini që lëvozhgat e vezëve nuk shërbejnë vetëm për eleminimin e hidhërimit të kafesë, mbjelljen e farave të reja apo zhdukjen e kërmijve nga oborret e shtëpive, por, dhe për përgatitjen e shkumësave me ngjyra në kushte shtëpie?! Me pak fantazi dhe punë mund të krijoni gjëra të mrekullueshme me fëmijët tuaj, kryesisht të dielava që jeni pushim (pse ditët e tjera të javës na mbyti puna?! – do më thoni!)

Çfarë do të nevojiteni

lëvozhgat e pesë vezëve

1 lugë çaj miell

1 lugë çaj ujë të nxehtë

disa ngjyrues ushqimorë

Përgatitja

Fillimisht bluani lëvozhgat e vezëve derisa të bëhen pluhur, në vazhdim, përziejeni bashkë me përbërësit e tjerë (dhe ngjyruesin tuaj të preferuar). Pasi të keni krijuar masën e dëshiruar, shpërndajeni në kallëpe në formë shkopinjsh (i gjeni në supermarket, ose dyqane me lodra për fëmijë) duke i lënë të thahen për 3 ditë rresht./albstroka.com/Mandej jepuani fëmijëve dhe… argëtim të mbarë!

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top