You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË SHAMPO-BIRRE PËR FLOKË VOLUMINOZË

SI TË PËRGATISNI VETË SHAMPO-BIRRE PËR FLOKË VOLUMINOZË

albstroka-blog-si-te-pergatisesh-vete=shampo-birre-receta-keshilla-maska-bukurie-nga-lorena-stroka-gjithcka-mbi-femren© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Megjithëse të gjithë e dimë që birra bën mirë për shëndetin e flokëve, askush nuk na ka dhënë një përgjigje bindëse lidhur me këtë.

Dëgjoni, dobishmëria e birrës i atribohet përmbajtjes së lartë të majasë, e cila i ushqen flokët në thellësi dhe u jep volum të paparë.

Pikërisht, për këtë arsye, mendova që t’ju postoj një recetë të mahnitshme. Në vend që të zbrazni shishe të tëra pa mend në kokë, provoni të përgatisni vetë një shampo-birre, e cila do t’ju ndihmojë pa vënë në rrezik shëndetin tuaj.

Përbërësit

1 filxhan çaj birrë (në madhësi mesatare)

1 filxhan çaj shampo (në madhësi mesatare)

Përgatitja

Fillimisht zieni birrën në një xhezve për disa minuta, (derisa të mbetet ¼ e sasisë), në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet, pastaj përziejeni bashkë me shampon. Shampoja e mrekullueshme është gati për përdorim./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top