You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË KREM PËR DEPILIM

SI TË PËRGATISNI VETË KREM PËR DEPILIM

albstroka-heqje-qimesh© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa herë na ka mbetur përgjysmë procesi i depilimit (heqjes së qimeve), sepse na mbaroi dylli apo spray që përdornim për këtë punë? Besoj se shumë herë! Mirë të jesh vetëm, thua, s’ka problem, tek e fundit kush do më shikojë?! Por, po të jesh në ndonjë lidhje, si i vete halli? Unë, për shembull, pavarësisht se jam shumë vite me partnerin tim, nuk kam guxuar të dal asnjëherë e pa depiluar para tij! Dhe jo se  ka problem ai, por, sepse nuk ndihem mirë unë me veten. Më poshtë po ju tregoj një mënyrë të lehtë depilimi që jo rrallëherë më ka zgjidhur punë, të ashtëquajturën sugaring.

Përbërësit

 2 filxhanë sheqer

1/4 filxhan lëng limoni

1/4 filxhan ujë

1 vazo prej qelqi me grykë të gjerë

Përgatitja

Në një tenxhere shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe lerini të ziejnë në zjarr të ulët. Por, kujdes, temperatura nuk duhet të jetë e lartë, pasi mund të krijojë ngjitje të përbërësve. Merrni një karrige dhe uluni pranë sobës duke i përzierë vazhdimisht rreth 60 minuta. Mos e hiqni nga zjarri pa marrë ngjyrë të errët, sepse pastaj do të bëhet mjaft e hollë, si dhe nuk do të përhapet mirë. Në fund, zbrazeni në vazon prej qelqi, lereni të ftohet pak, dhe mandej filloni procesin e depilimit. Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurë dhe pastaj shirtin ngjitës prej rrobe (e gjeni në farmaci)./albstroka.com/

*Në rast se përzierja nis e ftohet, ngrojeni përsëri në bain marie.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top