You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË KREM BIMOR PËR HEQJEN E EKZEMAVE, PA KORTIZON!

SI TË PËRGATISNI VETË KREM BIMOR PËR HEQJEN E EKZEMAVE, PA KORTIZON!

spoon of dry lavender and aromatic lavender oil© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Aloe vera është një ekstrakt i njohur për vetitë e tij hidratuese, si dhe për mundësinë e rigjenerimit të lëkurës së lodhur e të thatë. Gjithashtu, një tjetër veti rëndësishme e aloe vera-s që nuk para përmendet shpesh, është ajo e sintezës së kolagjenit dhe elastinit. Pra, jo vetëm hidraton dhe shëron lëkurën e dëmtuar, por, kontribuon ndjeshëm edhe në luftën kundër plakjes së lëkurës dhe krijimit të rrudhave. E megjithatë rrudhat nuk janë të vetmet “defekte” lëkure, ka të tjera më serioze, si për shembull, ekzemat, për të cilat do të flasim edhe sot. Ato janë disa llojëshe dhe kërkohet kujdes i veçantë për zbutjen apo eliminimin e tyre. Receta vijuese u vjen në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga acarime të tilla lëkure:

albstroka-blog-krem-per-eliminimin-e-ekzemave-lorena-stroka-receta-shkrime-sekrete-bukuriePërbërësit

Lëng kamomili – 30 ml

Vaj kalendule – 5 ml

Ekstrakt aloe vera – 5 ml

Emulsiues (trashës) natyror Olivem 100 – 4 ml

Provitaminë B5 – 1.2 ml

Ruajtës natyror Leucidal – 0.8 ml

Në qoftë se do të përgatisni krem trupi apo duarsh, rrisni dozën e të gjithë përbërësve 2-4 herë, në varësi të sasisë së kremit që dëshironi, ose shtoni 4-6 pika vaj esencial barbarozë ose livando, për efekt më të fortë (brenda kremit të gatshëm).

Përgatitja

Merrni dy xhezve, në njërën shtoni 5 ml vaj kalendule, 5 ml ekstrakt aloe vera, 4 ml dyll ulliri, ndërsa në të dytën, hidhni 30 ml lëng kamomili. Në vazhdim, vendosini në zjarr, brenda një tenxhereje me ujë. Lerini ashtu derisa temperatura të shkojë deri në 60-65 gradë celsius (për të mos gabuar në matje, vendosni termometrin në xhezvenë e parë). Mandej hiqini nga tenxherja dhe përbërjen e së parës, zbrazeni në një gotë të thellë me grykë të gjatë, sipër saj, shtoni edhe lëngun e kamomilit. Pastaj vijoni me përzierjen derisa të homogjenizohen plotësisht.

Prisni 3-4 minuta derisa të ftohet kremi, dhe më vonë shtoni 1.2 ml provitaminë B5 dhe 0.8 ml ruajtës natyror (Leucidal). Për më tepër, nëse doni të rrisni efektshmërinë e kremit shtoni edhe 4-6 pika vaj esencial barbarozë/livando. Përziejini mirë së bashku me lugë ose rrahëse elektrike. Së fundi, para se të hidhni kremin në vazo, zhyteni fillimisht në ujë të vluar për rreth 1 minutë, fshijeni me një pecetë të thatë dhe pastaj mbusheni me kremin e përgatitur. Ruajeni në derën e frigoriferit për 2-3 muaj. Për efekte sa më të mira, aplikojeni 2 herë në ditë, në lëkurë të pastër./albstroka.com/

 Një ditë të këndshme për të gjithë ju!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top