You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË ACID HYALURONIC

SI TË PËRGATISNI VETË ACID HYALURONIC

si-te-pergatisni-vete-xhel-hyaluronic-albstroka-receta-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Acidi hyaluronic është një substancë natyrore hidrofilike e vetëprodhuar nga trupi ynë, e cila e bën lëkurën më të lagësht dhe elastike.

Acidi hyaluronic përveç të tjerave ka dhe efekte shëruese/mbyllëse plagësh. Sot, do të mësoni se si të përgatisni në kushte shtëpie xhel hyaluronic.

Çfarë të bëni?

Fillimisht, shkoni në një dyqan që shet produkte kozmetike dhe blini një paketë me acid hyluronic (pluhur). Pastaj, në një vazo prej qelqi shtoni 1 gr pluhur acidi dhe 100 gr ujë të distiluar (pa i trazuar) dhe mbylleni fort me kapak hermetik. Pas 10-12 orësh kur uji të jetë përthithur tërësisht hiqni kapakun e vazos dhe shikoni nëse është krijuar një xhel i tejdukshëm…

Përdoreni si bazë nën çdo kremi sysh, fytyre apo trupi para makijazhit. Ndjesia e eleasticitetit dhe freskisë është menjëherë e dukshme.

Tani për sa i përket përdorimit nuk duhet të tejkalojë më shumë se 30 ditë. Domethënë nëse e përdorni 30 ditë rresht, duhet të ndaloni 30 ditë të tjera. Ruajeni në vazo prej qeqi në derën e frigoriferit!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top