You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË KUBE ANTIRRUDHË PËR LËKURËN E TRUPIT

SI TË PËRGATISNI VETË KUBE ANTIRRUDHË PËR LËKURËN E TRUPIT

lorena-stroka-maska-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në më të shumtën e rasteve, procesi i scrub-it cilësohet si një rutinë e panevojshme, kur në të vërtetë, 50% e rrudhave vijnë si pasojë e mungesës së pastrimit të mirëfilltë të lëkurës. Më poshtë, po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e disa kubeve të posaçëm që shërbejnë për luftimin e plakjes së trupit.

albstroka-blog-lorena_stroka_shkrimePërbërësit

2 filxhanë llum kafeje (espresso)

1 filxhan kafeje vaj kokosi

14 pika vaj esencial i zgjedhjes suaj

1 formë prej silikoni, ose mbajtëse akulli

Përgatitja

Në një enë të pastër, përzieni mirë së bashku kafen me vajin e kokosit derisa të formohet një masë homogjene, në vazhdim, shtoni 14 pikat e vajit esencial. Mandej zbrazeni të gjithë përzierjen te mbajtësja e akullit dhe vendoseni në ngrirje. Pas 4-5 orëve, hiqini kubet e ngrirë nga forma dhe ruajini në një qese plastike. Përdorini gjithmonë para se të laheni./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top