You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISIM NJË KREM NATE PËR FYTYRË

SI TË PËRGATISIM NJË KREM NATE PËR FYTYRË

si-te-pergatisim-nje-krem-nate-per-fytyren-keshilla-nga-lorena-stroka-foto-biografia-wikipedia-facebook© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kur isha e vogël dëgjoja të rriturit që thoshin me njëri-tjetrin: “Mos hiq dorë nga malli i shtrenjtë” – gjë që nënkuptonte se ish dhe më i mirë. Sot, ky pretendim hidhet poshtë, pasi çdokush që ka si qëllim fitimin e lehtë, nuk ngutet dhe aq shumë që t’i vendosë çmimet si i do qejfi – domethënë të ta shesë sapunin për djathë! Kështu që mos u gënjeni nga etiketat e shtrenjta të produkteve, sepse shumë herë nuk i përgjigjen realitetit…

Për shembull, një krem nate që në farmaci kushton nga 12 deri në 100 euro – mund ta përgatisësh dhe vetë, madje me përbërës më cilësorë, dhe mbi të gjitha pa kimikate.

Para se të kalojmë te pjesa e recetave, dua t’ju kujtoj edhe njëherë ndryshimin mes kremit të ditës dhe të natës. Kremi i ditës ka përbërje më të hollë sesa i natës, për arsye se gjatë ditës lëkura ndikohet së tepërmi nga grimi, dielli, pluhuri, djersitja etj., etj.  Me pak fjalë, sa më pak produkte aplikojmë gjatë ditës, aq më mirë është për lëkurën dhe ajrimin e poreve.

lorena-stroka-keshilla-bukurie-gazeta-albstrokaKrem nate për lëkura të yndyrshme

Përbërësit

3 lugë gjelle dyll blete (ngjyrë e bardhë)

1/2 filxhan kafeje vaj ulliri

1/4 filxhan kafeje uthull (ngjyrë e bardhë)

1/4 filxhan kafeje ujë i distiluar

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni së bashku dyllin e bletës dhe vajin e ullirit. Pastaj, shtoni uthullën, ujin dhe vijoni me përzierjen. Hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet ca, dhe më pas përhapeni në fytyrë duke e lënë të veprojë 20-25 minuta. Në fund, fshijeni fytyrën me një peshqir të thatë prej pambuku.

Krem nate për lëkura të thata

Përbërësit

1/4 filxhan kafeje ujë trëndafili

2 lugë gjelle dyll blete (ngjyrë e bardhë)

1/2 filxhan kafeje vaj bajame

Përgatitja

Si fillim ngrohni në temperaturë mesatare dyllin e bletës bashkë me vajin e bajames, më pas shtoni ujin e trëndafilit dhe vijoni me përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene. Largojeni përzierjen nga zjarri, dhe pasi të jetë ftohur aplikojeni në fytyrë, duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta./albstroka.com/Pjesën e mbetur të kremit mund ta ruani në frigorifer për disa ditë.

Muaj të mbarë për të gjithë!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top