You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRDORNI UTHULLËN E MOLLËS NË SHËRBIM TË BUKURISË

SI TË PËRDORNI UTHULLËN E MOLLËS NË SHËRBIM TË BUKURISË

keshilla-nga-lorena-stroka-biografia-facebook© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Një zhytje relaksuese në vaskën tuaj, është zgjedhja më e mirë që mund të bëni në këto ditë të nxehta të korrikut, sidomos nëse nuk keni mundësi të pushoni në ndonjë plazh real. E nëse brenda ujit të vaskës shtoni edhe një filxhan uthull molle, atëherë, dhurata që i bëni lëkurës suaj, s’ka të paguar.

Uthulla e mollës është një prej atyre produkteve që kushton pak dhe ofron shumë:

Ajo është ideale për shëndetin e dhëmbëve, pasi falë vetive antiseptike që ka, mund të përdoret si një luftues mikrobesh. Në një gotë me ujë, shtoni 1-2 lugë gjelle uthull molle, dhe pastaj shpëlani gojën disa herë me të. Shumë shpejt do të vëreni ndryshim të ndjeshëm.

Për ta bërë manikyrin që të zgjasë sa më shumë, ka vetëm një mënyrë, dhe ajo është mbajtja e thonjve në një enë me uthull molle, rreth 2-3 minuta para se t’i lyeni. Metoda në fjalë, ndihmon në eliminimin e yndyrës së panevojshme dhe përmirësimin e efektit të manikyrit.

A e dini gjithashtu se uthulla e mollës ka efekt të njëjtë me toner-in që blejmë në farmaci? Në një gotë me ujë shtoni 1 lugë gjelle uthull molle, pastaj merrni një copë pambuk lageni në të, dhe në vazhdim aplikojeni në fytyrë. Mandej, lereni të thahet, e më pas aplikoni hidratuesin tuaj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top