You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË NXISNI PRODHIMIN E KOLAGJENIT DHE RIPËRTËRINI SIPËRFAQEN E LËKURËS

SI TË NXISNI PRODHIMIN E KOLAGJENIT DHE RIPËRTËRINI SIPËRFAQEN E LËKURËS

albstroka-blog-si-te-stimuloni-prodhimin-e-kolagjenit-te-lekures-lorenas-troka-maska-receta-keshilla-sekrete-bukurie-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Përveç aromës kundërmuese që ka, limoni është i pasur me vitaminë C – përbërës tepër i njohur për nxitjen e prodhimit të kolagjenit të lëkurës dhe trajtimin e rrudhave pavarësisht llojit apo thellësisë së tyre.

Në këtë pikë, dua t’ju bëj me dije se receta e mëposhtme është më e përshtatshme për lëkurat mikse dhe të yndyrshme se sa për ato të thata.

Përbërësit

1 lugë gjelle xhel aloe vera (100% natyral)

4 pika lëng limoni të porsa-shtrydhur

Përgatitja

Në një tas prej qelqi përzieni mirë së bashku dy përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë (përveç pjesës së syve) dhe qafë të pastër çdo darkë para se të flini. Personalisht, po të njëjtën përzierje e aplikoj dhe në gjoks, kontribuon ndjeshëm në forcimin e tij, pa ndonjë mundim të veçantë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës deri atëherë kalofshi sa më bukur pranë familjeve dhe miqve tuaj…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top