You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË MBULONI THINJAT PA PËRDORUR BOJRA (ekskluzive)

SI TË MBULONI THINJAT PA PËRDORUR BOJRA (ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Thinja nuk kanë vetëm njerëzit e vjetër në moshë, por edhe më të rinjtë. Arsyet e shfaqjes së tyre janë nga më të ndryshmet: depërtimi i oksigjenit në thellësi të fijeve të flokut, trashëgimia, kequshqyerja, ankthi, mungesa e gjumit, ndryshimet hormonale etj., etj. Jo rrallëherë vështrimet kureshtare i vënë këta individë në siklet. Disa detyrohen t’i lyejnë, ndërsa ca të tjerë thjesht qethen shkurt, për të rënë më pak në sy. Në qoftë se ndiheni të lodhur nga metodat e mësipërme të “maskimit”, do t’ju rekomandoja t’i mbulonit me një tjetër mënyrë, më të mirë, më të lehtë, më natyrale dhe mbi të gjitha më të efektshme.

Një nga bimët më të dobishme për shëndetin e njeriut është sherbelës, barishte e cila kontrollon yndrynën e lëkurës, poret e hapura si dhe njihet si një ndër antiseptikët më të shkëlqyer për luftimin e rënies së flokëve dhe zbokthit.

Larja dy-tre herë në javë e flokëve me lëng të zier sherbeli do t’ju shpëtojë njëherë e mirë nga prania e thinjave (sidomos kur thinjat janë ende në fazat e para).

Çfarë të bëni…

Në një enë shtoni gjysmë litër ujë, 1 lugë (gjelle) gjethe çaji dhe 1 lugë (gjelle) sherbelë të thatë. Lereni të vlojë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta duke e mbuluar me kapak me qëllim që të mos avullojë uji. Në vazhdim, pasi ta keni hequr nga zjarri, lereni të ftohet dhe hidheni në një shishe prej qelqi bashkë me 2-3 pika alkool të pastër. Në fund, ruajeni në derën e frigoriferit për 7 ditë.

Përdorimi

Me përzierjen bëni masazh të lehtë në lëkurën e kokës, por dhe në flokë, disa herë në javë, gjatë larjes./AlbStroka.com/Shumë shpejt do të vëreni ndryshime të pabesueshme në flokë, do të bëhen më të errëta, më të dendura dhe më të forta.

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top