You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË LUFTONI ZBOKTHIN

SI TË LUFTONI ZBOKTHIN

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të dashur miq, nuk po them më mikesha pasi disa prej jush më hoqën vërejtje duke më thënë se faqja ndiqet edhe nga meshkuj…

Sot, do të flasim për flokët (tema ime e preferuar), më specifikisht, për armikun e tyre… zbokthin.

Zbokthi është një nga faktorët kryesorë në rënien e flokëve. Një problem mjaft i shpeshtë, i hasur pothuajse te të gjithë. Secili mundohet ta trajtojë sipas mënyrës së vet, pavarësisht se sa ia del. Personalisht, do t’ju rekomandoja një metodë efikase… një recetë shumë të thjeshtë që mund ta aplikojnë akoma dhe meshkujt, që në shumicën e rasteve nuk ia çojnë mirë me recetat e bukurisë.

Kjo recetë ka dy përbërës: vaj eukaliptusi dhe vaj i pemës së çajit. Brenda shampos që përdorni për larjen e flokëve shtoni 7-8 pika vaj. Në varësi të llojit të flokëve llogarisni dozën e pikave. Për shembull, në qoftë se keni flokët të shkurtra, shtoni 4 pika, ndërsa nëse keni flokë të gjata (si puna ime) 8 pika, pra, dyfishin.

Pak fjalë për secilin përbërës:

Vaji eukaliptus: Ka veti pastruese, antiseptike dhe antibakteriale. Largon nga fijet e flokut yndyrnën e tepërt, qelizat e vdekura dhe zbokthin pa dëmtuar lëkurën. Gjithashtu, ndihmon në rigjenerimin e indeve të lëkurës duke i bërë flokët më të shëndetshme. Eukaliptusi përdoret në mbarë botën për luftimin e zbokthit dhe rënien e flokëve.

Vaji i pemës së çajit:

Vaji i pemës së çajit: Ka veprim të fortë antibakterial, gjë që është shumë e rëndësishme për lëkurën e kokës dhe zbokthin. Qetëson lëkurën e acaruar dhe kruarjen intensive. Balancon yndyrnën e tepërt dhe e mban lëkurën gjithmonë të shëndetshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top