You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË LUFTONI VENAT E KUQE APO MAVI NË FYTYRË DHE TRUP

SI TË LUFTONI VENAT E KUQE APO MAVI NË FYTYRË DHE TRUP

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Së pari, uroj dhe shpresoj të jeni mirë me shëndet, se të gjitha të tjerat shkojnë dhe vijnë. Paskan kaluar plot 19 ditë nga shkrimi i fundit që kam postuar në faqe… Koha është si avulli. S’e kuptova fare se sa shpejt kaloi shkurti. Me sa duket kam mbetur ende te 2013 unë!

Nuk e di për ju, por gjatë këtyre ditëve që nuk isha aktive në faqe filluat të më mungonit… Detyrimet personale, shoqërore dhe profesionale nuk më lanë aspak hapësirë për të shkruar qoftë dhe dy rreshta. Mirëpo, këtej e tutje do mundohem ta menaxhoj kohën në mënyrë të tillë që t’i përballoj të gjitha.

Sot, do të flsim për venat e kuqe apo mavi që i ndeshim pothuajse në çdo pjesë të trupit, në kyçet e këmbëve, përreth gjunjve, në kofshë, në brinjë, akoma dhe në fytyrë, sidomos te pjesa e hundës. Shkak kryesor për shfaqjen e tyre janë qarkullimi jo i mirë i gjakut. Për shembull, njerëzit që punojnë me orare të zgjatura, ose që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në këmbë, kanë më shumë mundësi të shfaqin vena merimangë. Mënyrat trajtuese janë nga më të ndryshmet, dhe sigurisht secila prej tyre diçka ofron… Mirëpo, vuajtësit nuk janë të kënaqur me kurime të pjesshme, kërkojnë diçka më rezultative. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i largojnë me laser, po postoj një recetë mjaft të thjeshtë dhe të mirë.

Sallata jeshile që është e pasur me vitamina A, C, E ka veprim antoksidant. Merrni disa gjethe, lajini mirë dhe vendosini në shtrydhësen e frutave. Në vazhdim, aplikoni lëngun e krijuar në pjesët problematike dhe hidhni mbi to pak corn-flower. Lereni të veprojë rreth 10 minuta. Shplahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni disa herë në ditë. Ndryshimet e para do t’i vëreni brenda disa javëve./AlbStroka.com/

FUNDJAVË TË KËNDSHME PËR TË GJITHË JU!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top