You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË LUFTONI ÇARJET NË BARK (EKSKLUZIVE)

SI TË LUFTONI ÇARJET NË BARK (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Prania e çarjeve në bark mundon shumë femra, pavarësisht moshës apo peshës trupore. Disa e karakterizojnë tmerr të vërtetë, u vjen turp të shkojnë në plazh, të zhvishen para partnerëve me dritë ndezur ose të veshin diçka që u pëlqen. Çarjet në bark, kofshë dhe krahë mund të shfaqen gjatë periudhës së adoleshencës, pra në fazën e zhvillimit trupor si dhe gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të tendosjes së lëkurës. Lëkurat delikate, të ndjeshme dhe të pahidratuara dëmtohen më lehtë se të tjerat… Shpesh, dëgjojmë të flitet për eleminim total të tyre përmes produkteve kozmetike, laser-it ose ndërhyrjeve kirurgjikale,  kjo nuk është plotësisht e vërtetë, pasi deri më sot askush nuk e ka arritur këtë.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se është një gjendje e pakurueshme. Pikërisht, për këtë do të flasim sot, për luftimin e tyre në mënyra natyrale. Vajrat e mëposhtme (pa ekzagjerime, zhdukin deri në 70% çarjet e lëkurës, sidomos kur janë ende të freskëta, domethënë të kuqe). Përdorimi i vajrave organike është shumë i lehtë, nevojitet veç një sasi e vogël (2-3 herë në ditë) dhe pak masazh në pjesët problematike. Për rezultate sa më të mira dhe të shpejta kombinojini me njëra tjetrën duke shtuar dhe disa pika vitaminash A dhe E. Para se të aplikoni vajrat, bëni patch test për të parë nëse ju shkaktojnë ndonjë lloj alergjie.

Vaji Jojoba: Përbërja kimike e tij është e njëjtë me atë të lëkurës. Konsiderohet tepër i përthithshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, akoma dhe ato më të ndjeshme. Përmban vitaminë E dhe B, të cilat ofrojnë hidratim dhe ushqyerje në thellësi, duke e bërë lëkurën më elastike dhe të lëmuar.

Vaji i Trëndafilit të Egër: Ky vaj është i pasur me vitaminë C dhe acide yndyrore. Ka veti antioksidante, hidratuese, rigjeneruese si dhe shëron probleme të ndryshme dermatologjike (lëkure).

Aloe Vera: Një tjetër produkt organik që megjithëse nuk është vaj është po aq efikas (Aloe Vera). Enzimet e freskëta të xhelit largojnë qelizat e dëmtuara dhe stimulojnë ripërtëritjen e indeve. Aloe e hidraton lëkurën në thellësi duke përmirësuar elasticitetin dhe tonin e saj.

Vaji i Bajames: Përmban vitamina A, E, D dhe acide. Ka aftësinë të depërtojë në thellësi të lëkurës, ta hidratojë dhe ushqejë pa shkaktuar asnjë lloj acarimi. Është vaji më i njohur për trajtimin e çarjeve të barkut.

Vaji i Avokados: Përmban vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ofron hidratim, ushqyerje dhe mbrojtje në thellësi. Është i pasur me antioksidantë që aktivizojnë riprodhimin e kolagjenit, domethënë rigjenerimin e lëkurës.

Vaji i Livandos: Fuqizon rigjenerimin e qelizave dhe indeve të lëkurës duke eleminuar në mënyrë graduale çarjet e lëkurës./AlbStroka.com/

P.S: Para aplikimit vajrave veç e veç ose të kombinuara mos harroni të lani me ujë të vakët pjesët problematike.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top