You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË KENI GJAK TË SHËNDETSHËM

SI TË KENI GJAK TË SHËNDETSHËM

vetite-e-dobishme-te-kikirikeve-albstroka-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Kush tha që kikirikët konsumohen vetëm me whiskey në orët e vona të darkës? Konsumi i përditshëm i tyre mund të ndihmojë në funksionin e mirë të organizmit tonë. Në mënyrë të veçantë:

Bëjnë mirë për zemrën
Kikirikët ulin kolesterolin e keq (LDL) dhe rrisin kolesterolin  e mirë (HDL) pas një periudhe të shkurtër të konsumit të rregullt. Vitaminat A dhe E që ato përmbajnë luftojnë inflamacionet, mbrojnë enët e gjakut dhe zvoglojnë rrezikun për sëmundje zemre.
Ndihmojnë në trajtimin e diabetit
Kikirikët kontribuojnë në parandalimin e diabetit tip 2. Konsumi i 1 filxhani me kikirikë (fistikë) në ditë, mbulon 60% të nevojave ditore për marrje fosfori.
Gjak i shëndetshëm
Kikirikët janë një burim i mirë i vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për prodhimin e hemoglobinës, domethënë e proteinës që është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit përmes gjakut në qeliza.
Gjë që do të thotë oksigjenim më i mirë qelizash.
Ndihmojnë në funksionin e mirë të sistemit nervor
Vitamina B5 luan rol kyç në funksionin e sistemit nervor. Ka disa molekula që mbartin mesazhe nga nervat në tru. Vitamina B5 është shumë e rëndësishme për formimin e mielinës, të filmit izolues rreth indeve nervore, si dhe kontribuon në sintezën e serotoninës, melatoninës, epinefrinës dhe GABA, një amino acidi që udhëheqë transportimin e impulseve nervore në të gjithë trupin./albstroka.com/
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top