You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIQNI NJOLLAT E PANXHARIT

SI TË HIQNI NJOLLAT E PANXHARIT

albstroka-receta-lorena-stroka-poete-perkthyese-artikullshkruese-shqiptare-si-te-hiqni-njollat-e-panxharitNga Lorena Stroka

Njollat e panxharit janë ndër më të vështirat për t’u hequr. Vite më parë, më ka rastisur të hedh poshtë bluzë të re, vetëm dhe vetëm se nuk dija se si t’i hiqja. Tani, që kam mësuar mënyrën e zhdukjes së tyre, kam shpëtuar vërtet.

Do të nevojiteni

Boraks

Pastrues biologjik

Fillimsht lagni rrobën me ujë të ftohtë. Në rast  rroba është me ngjyrë (e kuqe, e verdhë, jeshile etj.,), zhyteni rreth 5 minuta në një legen me ujë të vakët dhe boraks. Në vazhdim, fërkojeni pak me dorë dhe mandej laheni me detergjent biologjik. Në këtë mënyrë njollat e panxharit do të zhduken plotësisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top