You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ELEMINONI ZBOKTHIN NË 3 JAVË

SI TË ELEMINONI ZBOKTHIN NË 3 JAVË

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-receta-maska-sekrete-flokesh© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ankthi, kequshqyerja, higjiena e munguar dhe përdorimi i shampove të gabuara, janë vetëm disa prej faktorëve thelbësorë që ndikojnë shëndetin e flokëve dhe shfaqjen e zbokthit. Zbokthi nuk është vetëm një problem antiestetik, por, dhe tepër i rrezikshëm për rënien e mëvonshme të flokëve. Përgatisni recetën e mëposhtme dhe eleminojeni në mënyrë natyrale brenda 3 javësh!

Përbërësit

50 ml lëng të freskët limoni

50 ml kos

5-6 pika vaj bajame

ose

1 lugë çaj mjaltë

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë. Në vijim, përhapeni  në rrënjët e flokëve duke e lënë të veprojë rreth 10-15 minuta. Pastaj lahuni si zakonisht. Për efekte sa më të mira aplikojeni 2-3 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top