You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH VETË LLAK FLOKËSH (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH VETË LLAK FLOKËSH (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Vajza, sot, do të flasim për përgatitjen e një llaku me veti zbutëse për flokë të thata në kushte shtëpie. Këtë llak përdor dhe unë vetë…

Përbërësit

150 gr ujë të distiluar

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle vaj kokosi

3 lugë gjelle vaj susami

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çaj vitaminë E

7 pika vaj esencial livandoje

Përgatitja

Në një enë zjarrduruese ngrohni pak vajrat (në temperaturën e dhomës) pastaj shtoni vitaminën E, vajin esencial të livandos dhe përziejini mirë bashkë. Tretni mjaltin në ujin e distiluar. Në vazhdim, vendosni të gjithë përbërësit në një shishe qelqi të errët e të sterilizuar me spray.

Përdorimi

Para se ta përdorni, tundeni shishen disa herë dhe pastaj spërkatni flokët në distancë 20 cm larg nga ato. Nuk ka nevojë për shpëlarje./AlbStroka.com/

Shihemi pas pak me një tjeter temë interesante…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top