You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Si të bësh vetë krem antirrudhë për sytë

Si të bësh vetë krem antirrudhë për sytë

Nga Lorena Stroka

Mikesha të dashura, siç e kam përmendur dhe herë të tjera, mosha e gruas dallohet në dy pika, në sy dhe në qafë, sado operacione plastike që të bëjë dikush, prapë së prapë atje nuk luftohet gjendja, thjesht bëhet një lloj përmirësimi, por asgjë e veçantë…

Femrat kur janë shumë të reja, domethënë nën 30 vjeç nuk para i japin shumë rëndësi problemit të rrudhave, sepse mendojnë se do të qëndrojnë gjithmonë aq në moshë. Mirëpo kur fillojnë e shikojnë vijëzat e para përreth syve dhe buzëve i zë paniku. Po tani ç’do bëjmë thonë? Nuk lënë më mjekë sharlatanë pa vizituar dhe kremra të shumëllojshme pa provuar. Efektet? Shumë herë shpërfytyrohen se sa rregullohen. Kujdesja e lëkurës duhet të nis herët, rreth të 25-ve, gradualisht me kremra hidratues dhe antirrudhë. Kremrat që shiten në farmaci përmbajnë sasi të mëdha kimikatesh, kimikatet janë armiku më i madh i lëkurës, në vend që ta ripërtërijnë, shpesh herë nxitin plakjen e saj. Ndaj tregohuni të kujdesshme dhe të rezervuara në përdorimin e tyre.

Sot, po ju publikoj për herë të parë një recetë ekskluzive kremi antirrudhë për sytë. Personalisht, megjithëse jam ende shumë e re për kremra të tilla dhe fatmirësisht deri tani nuk kam asnjë rrudhë, as nga ato të shprehisë, kam filluar ta aplikoj për të parandaluar shfaqjen e tyre. Dua që kur të shkoj 30 vjeç të vazhdoj të kem lëkurën që kam sot, të pastër, të lëmuar, pa njolla dhe sigurisht të freskët.

Unë kam disa muaj që e përdor, ndërsa shoqes sime më të ngushtë, Fjorit, që është rreth 9 vjet më e madhe se unë ia kam dhënë recetën para tre vjetësh. Lëkura e saj përreth syve është përmirësuar dukshëm, dhe tani ndihet më mirë se kurrë. Në qoftë se dhe ju doni të tregoni sa më të freskëta dhe rinore do t’ju rekomandoja ta provonit.

Për përgatitjen e kremit do të nevojiten:

-          2 lugë vaj ulliri

-          3 lugë dyll bletësh

-          Një grusht valeriana dhe rozmarinë

-          8 lugë ujë-trëndafili

Përbërësit e mësipërm ziejini në një enë për rreth 30 minuta. Pastaj kullojini, ndërsa masa është ende e ngrohtë shtoni dhe 8 lugë ujë-trëndafili. Kremin ruajeni në derën e frigoriferit dhe përdoreni 1 herë në javë (po të doni akoma dhe çdo ditë, why not?), para se të flini./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top