You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËNI VETË SERUM PËR RRITJEN E VETULLAVE

SI TË BËNI VETË SERUM PËR RRITJEN E VETULLAVE

serum-per-vetulla-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-sekrete-bukurie-gjithçka-mbi-femrat-maska-fytyre© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Po të shihni me vëmendje, përreth jush ka shumë femra të cilat për shkak të mungesës së  vetullave të dendura, kanë gjetur zgjidhje tek lapsi i zi, të cilin e aplikojnë aq keq sa duket sikur punojnë në ndonjë cirk. Madje nuk ngurojnë t’ua këshillojnë edhe të tjerave, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e rasteve me tipare shpërfytyruese. Përdorimi i lapsit të zi përdorej vite më parë nga këngëtaret/ët për shfaqjet e tyre skenike, kryesisht gjatë koncerteve, ku ndriçimi ishte shumë i fortë, dhe rezultati përfundimtar nuk të vriste syrin.

Por, që ta përdorësh në jetën e përditshme, sidomos kur të mungon dhe sensi i masës, është disi absurde.

Nuk po zgjatem më tej, jo se nuk kam çfarë tjetër të shtoj, por, sepse më presin disa angazhime të tjera që duhen përfunduar sot.

Si thoni, a jeni gati të shënoni përbërësit e serumit natyral që ushqen dhe dendëson vetullat vetëm një muaj pas aplikimit?!

Përbërësit

gjysmë luge çaj vaj argani

gjysmë luge çaj vaj kastori

1 kapsulë vitaminë A&E

Përgatitja

Në një shishe (prej qelqi) mikroskopike përzieni mirë së bashku përbërësit e mësipërm. Aplikojeni në vetulla çdo darkë para se të flini. Në mëngjes thjesht shpëlahuni me ujë të ftohtë. Brenda javëve të para do të vëreni përmirësim të dukshëm.

*Mbani mend: para se ta aplikoni, duhet të lani fytyrën me sapun…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top