You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËNI PEELING SYSH NË KUSHTE SHTËPIE

SI TË BËNI PEELING SYSH NË KUSHTE SHTËPIE

peeling-sysh-ne-kushte-shtepie-maska-bukurie-heqje-rrudhash-nga-lorena-stroka-facebook-albstroka-blog-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shkak të temperaturave të padurueshme, ditët e fundit nuk e kam kaluar pragun e derës së jashtme! Zgjodha të rrija brenda, nën freskinë e kondicionerit se sa të shtrëngohesha plazheve të mbipopulluara dhe të “piqesha” në diell. Nën trysninë e tempertuarave gati-gati afrikane, e kisha të pamundur të përqëndrohesha apo të shkruaja qoftë dhe dy fjali… Nuk hyja fare në comp, sot që hapa postën elektronike, pashë shumë mesazhe, të cilave nuk jam aspak e sigurtë se kur do t’u përgjigjem…

Nga ana tjetër, meteorologët na bëjnë të ditur se ditët e ardhshme do të vërejmë një ndryshim të vogël tempertaure, 2-3 gradë celsius më poshtë. Deri atëherë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të shtrëngojmë dhëmbët, të konsumojmë shumë ujë, si dhe të shmangim daljet e panevojshme.

Tani sa për ju që (ende) nuk keni shijuar freskinë natyrale të detit, shfletoni ndonjë libër e bëni kura bukurie…

Sot, do të flasim për peeling-un e syve, më saktë, për pjesën më delikate të fytyrës. Po ta keni vënë re, sidomos gjatë procesit të grimit, tek rrathët e syve formohen disa kokërriza të vogla, shpesh herë të padukshme me sy të lirë. Aty mblidhen të gjitha papastërtitë e mundshme, të cilat sado që të mundohemi t’i lajmë me sapun, nuk largohen plotësisht.

E vetmja mënyrë heqjeje është peeling-u. Në mënyrë të veçantë, përzieni së bashku 1 lugë çaj kripë (të imët) gatimi dhe 2 lugë gjelle avokado të shtypur, derisa të krijohet një masë homogjene. Në vijim, merrni një sasi të vogël prej saj në gishta dhe fërkoni me të butësisht (me lëvizje rrethore) VETËM pjesën e poshtme të syve, kryesisht zonën afër hundës për rreth 2-3 minuta. Pastaj, shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin tuaj të zakonshëm.

*Ndalohet rreptësisht aplikimi i përzierjes së mësipërme në pjesën e sipërme të syrit, sepse është shumë e ndjeshme dhe mund të krijohen acarime serioze lëkure.

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top