You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËJMË PARFUM ME ERË FANTASTIKE NË KUSHTE SHTËPIE

SI TË BËJMË PARFUM ME ERË FANTASTIKE NË KUSHTE SHTËPIE

© Lorena Stroka

Hi there everyone!

Krahas disa të mirave që mund të kem (të paktën këtë dua të besoj), shpesh herë mikrofobia më bën disi “antipatike”. Pavarësisht, natyrës shoqërore që kam, jo rrallëherë vështirësoj jetën e atyre që më rrethojnë. I korrigjoj për gjithçka lidhur me pastërtinë, apo sistemimin e objekteve të ndryshme. Shtëpia ime ngjan më shumë me farmaci, se sa me shtëpi të zakonshme, i kushtoj shumë kohë. Nuk më pëlqen parregullësia, çdo gjë dua ta shikoj të sistemuar. Në rast se ndodh e kundërta, më hipën gjaku në kokë. Më pëlqejnë mjediset e pastra, sikurse dhe njerëzit që vijnë erë e mirë.

Mund të mos jem adhuruese bizhush… parfumesh, ama, jam më shumë se çdokush tjetër. Sot, do të flasim për parfumin tim të preferuar (shpresoj të bëhet dhe juaji), aspak i famshëm, por shumë i veçantë.

Parfumet e ngurta po kthehen përsëri në modë. Përdoren njëlloj si të lëngshmet, thjesht janë më praktike, më të lira në çmim dhe mbi të gjitha, përmbajnë përbërësit e shijeve tuaja…

Përbërësit që do të nevojiteni:

1 lugë gjelle dyll blete të thërmuar

2 lugë gjelle vaj jojoba ose bajameje

13 pika vaj esencial vanilje

1 kapsulë vitamine E

2 pika vaj agrumesh (portokalli, limoni etj.) ose vaj lulesh (trëndafili, karafili, livandoje, manushaqeje etj.)

Përgatitja

Në një enë shkrini dyllin e bletës, pastaj shtoni vajrat dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e trashë. Në vazhdim, pasi të jetë ftohur pak masa, shtoni vitaminën E, dhe trazojini përsëri. Në fund, zbrazeni në një shishe qelqi të sterilizuar e të errët ose në një kontejner plastik, dhe ruajeni në vend të thatë e të ftohtë.

 Përdorimi

Apikojeni sa herë të doni, thjesht lereni disa minuta pa e prekur, derisa të përthithet nga lëkura./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top