You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËJMË MASKË ME GËSHTENJA KUNDËR RRUDHAVE

SI TË BËJMË MASKË ME GËSHTENJA KUNDËR RRUDHAVE

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-maska-sekrete-keshilla-bukurie-biografia-wikipedia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ardhja e një viti të ri, nuk shoqërohet vetëm nga urimet, ëndrrat, dëshirat, planet e qëllimet e pafundme, por, dhe nga pasiguria e brendshme për te qenë përherë joshëse e sharmante. Armët më të fuqishme për të luftuar këtë ndjenjë “gërryese” janë gjetja e paqes shpirtërore, si dhe kujdesi estetik që secila prej nesh duhet të tregojë ndaj vetes.

Mos lejoni askënd dhe asgjë që t’ju trazojë qetësinë shpirtërore. Mos u shoqëroni me njerëz pesimistë, humor-prishës, keqdashës  e toksikë. Bëjani qejfin vetes me aq sa keni mundësi, dhurojini pra kënaqësinë e një përmirësimi estetik, akoma dhe në kushte shtëpie!

Meqenëse ndodhemi në stinën e gështenjave, ejani të përgatisim së bashku një maskë antirrudhë me efekte mahnitëse.

Përbërësit

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çaj vaj ulliri

1/2 filxhani ujë trëndafili

15 gështenja të plota

Përgatitja

Si fillim, zieni gështenjat (për rreth 20 minuta). Në vazhdim, nxirrini nga uji, qërojini dhe shtypini mirë. Pastaj, hidhini në një enë të pastër bashkë me ujin e trëndafilit dhe vajin e ullirit, mandej vërini në zjarr të ulët për 5-7 minuta duke i trazuar vazhdimisht. Në fund, hiqeni enën nga zjarri, lëreni përzierjen të ftohet ca, dhe pastaj shtoni mjaltin. Përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikojeni në lëkurë të pastër, duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë rreth 30 minuta. Shpëlahuni me ujë të bollshëm. Për efekte sa më të mira përsëriteni 2-3 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top