You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » SI TË BËHENI “TURBO” BRENDA 30 MINUTAVE!

SI TË BËHENI “TURBO” BRENDA 30 MINUTAVE!

albstroka-blog-kamasutra-shqip-shkrime-seksologji-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kemi parë e dëgjuar kaq shumë gjëra për rritjen e dëshirës seksuale të femrave e meshkujve, sa na duket e pamundur që të ketë mbetur ndonjë gjë tjetër pa u përmendur. Mirëpo një “evolucion” i kohëve të fundit, me prejardhje nga Britania e Madhe, na bën të besojmë se shtigjet e seksit kulmor ende nuk janë përshkuar të gjitha.

Në mënyrë të veçantë, kompania Killing Kittes, e njohur në Angli për larmishmërinë e produkteve të saj rreth seksit, sapo ka hedhur në treg çamçakëzin-çudibërës që pretendohet se ka të njëjtat efekte me viagra-n.

Në treg qarkullojnë dy versione të tij, një për femra dhe një për meshkuj. Kostoja e blerjes së çamçakëzit është 25 paund, ose rreth 35 euro.

Sipas Killing Kittes produkti në fjalë “premton” rritjen maksimale të epshit të femrave dhe meshkujve brenda 30 minutave pas konsumit.

Madje, për rritjen e fluksit të gjakut në zonat erogjene, çamçakëzi përmban sasi të mjaftueshme ginseng-u, ginko-je dhe wolberry kinez.

Nga ana tjetër, pavarësisht përmirësimit të vërejtur seksual, konsumatorët nuk janë plotësisht të sigurtë nëse efekti-ekspres i produktit është rezultat i bimëve aziatike, apo thjesht një lloj ndikimi “placebo” në mendjen e tyre./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top