You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SI TA KUPTOSH NËSE KE MENDËSI VRASTARE APO JO?

SI TA KUPTOSH NËSE KE MENDËSI VRASTARE APO JO?

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-shkrime-si-te-kuptosh-nese-ke-mentalitet-vrastarNga Lorena Stroka

Teorikisht askush nuk e mban veten për psikopat, të gjithë mendojnë se zgjuarësia e tyre qëndron mbi mesataren, dhe se ata që kanë problem, janë të tjerët dhe kurrë ata vetë…  Sa e vështirë është që t’i bindësh për të kundërtën? Një psikolog i njohur amerikan ka hartuar një test të thjeshtë në dukje, por, tepër të rëndësishëm për sa i përket thelbit të çështjes: Lexoni me vëmendje historinë e mëposhtme, dhe mundohuni të përgjigjeni me sinqeritet:

Në ceremoninë e varrimit të nënës së saj, një vajzë e re, shikon një djalë të panjohur. Jashtëzakonisht tërheqës, mund të thuhet me plot gojën, mashkulli i ëndrrave të saj. E dashuron marrëzisht, por, nuk arrin t’i flasë… disi kështu humbasin mes turmës pa shkëmbyer asnjë fjalë!

Disa ditë më vonë vajza vret motrën e saj!

Pyetje: Për ç’arsye mendoni se ajo vendosi të vriste motrën e saj?

Përgjigje: Shpresonte që në varrim të shihte përsëri të riun.

*Në qoftë se u përgjigjët drejt, atëherë ka shumë gjasa të mendoni si psikopat.

Ky është një ndër pyetësorët më të sigurtë që përdoren në Amerikë për të përcaktuar nëse një person ka mentalitet vrastar apo jo./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top