You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » LLOJET E HORMONEVE FEMËRORE DHE FUNKSIONI THEMELOR I TYRE, (I)

LLOJET E HORMONEVE FEMËRORE DHE FUNKSIONI THEMELOR I TYRE, (I)

albstroka-blog-hormonet-femerore-cili-eshte-funksioni-i-tyre-shkrime-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Kur një grua ka cikël normal, konsiderohet se 95% nuk vuan nga ndonjë problem hormonal. Mbetet sigurisht 5% që mund të shkaktojë simptoma të rëndësishme. Nëse problemi nuk është për shkak të hormoneve, pas tij mund të fshihet një arsye tjetër shëndetësore. Vlerat e hormoneve femërore, me kalimin e moshës, ndryshojnë në mënyrë dramatike. Hormonet janë zakonisht të pranishme gjatë lindjes, zhvillimit, pubertetit, shtatzënisë, dhe fillojnë të reduktohen gradualisht kur afrohet periudha e menopauzës.

Hormonet mund të çekuilibrohen jo vetëm nga ndonjë sëmundje, apo çrregullim organik (për shembull, vezoret policistike), por, edhe për shkak të dietave, humbjes/shtimit në peshë, ushtrimit të tepruar fizik, stresit, depresionit etj.

Cili është funksioni themelor i çdo hormoni?

FSH

Prodhimi i vezëve

Dy ditë para nisjes së ciklit ndodh një fenomen hormonal, gjatë të cilit rritet prodhimi i FSH. FSH shkakton rritjen e folikulave (rrjedhimisht edhe të vezëve), si dhe prodhimin e estrogjeneve në vezore.

Simptomat

Nuk janë standarde

Vlerat normale për fazën e prodhimit

3 – 20 mU/ml

Vlerat normale për fazën sekretore

1 – 12 mU/ml

Estradioli/ LH

Ovulacioni

Kur vijnë periodat, rriten edhe estrogjenet, domethënë estradioli. Rritja e tij është e vazhdueshme deri në mesin e ciklit, kohë gjatë së cilës ky hormon arrin zenitin e vet. Kjo dukuri cilësohet si më e rëndësishmja e ciklit, sepse përbën parakusht për ovulacionin.

Simptomat

Dhimbje në pjesën e vezoreve, (ndonjëherë bëhen shumë intensive)

Rritje të sekrecioneve vaginale

Rritje të libidos/dëshirës për raporte intime

Pika gjaku në mesin e ciklit

Vlera të larta energjie

Ndjesi enjtjeje në organet e jashtme gjenitale

Vlerat normale

3 – 20 mU/ml

Faza sekretore

1 – 19 mU/ml

Progesteroni

Pas ovulacionit, gruaja hyn në fazën dytësore të ciklit, ku estrogjenet reduktohen dhe mbizotëron progesteroni, i cili arrin vlerën më të lartë në ditën e 21 të ciklit. Progesteroni parapërgatit endometriumin në rast shtatzënie, dhe në të njëjtën kohë, “ndalon” prodhimin e FSH dhe LH.

Simptomat

Rritje e temperaturës së trupit

Enjtje barku

Ndjesi peshe

Mbajtje lëngjesh/Rritje peshe

Lodhje

Përgjumje

Shqetësim

Nga ana tjetër, vlerat e ulta të progesteronit, mund të çojnë në shterpësi, thatësi vaginale,  dhe epsh të ulët. Rritja e peshës trupore, depresioni dhe fryrja janë pasojë e vlerave të reduktuara të progesteronit që vijnë së bashku me menopauzën./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top