You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SI NJË ‘I ÇMENDUR’ PËRPILOI FJALORIN E OXFORD-it!

SI NJË ‘I ÇMENDUR’ PËRPILOI FJALORIN E OXFORD-it!

lorena-stroka-albstroka-shkrimeNga Lorena STROKA

Oxford English Dictionary – I njohur ndryshe si fjalori i parë, e më i rëndësishëm i gjuhës angleze, për shkak të mijëra fjalëve të çuditshme e të panjohura që përmban, fsheh një histori të pazakontë.

Pak kohë pas shtypjes së tij, disa profesorë të fushës konstatuan se të gjithë fjalorët e asokohe kishin përmbajtje të përafërt, paksa të rrëmujshme. Për këtë arsye, vendosën që të përpilonin një më të mirë.
Një ndër mangësitë e identifikuara ishte mungesa e referencave për përdorimin e drejtë të fjalëve. Për fat të keq, për të korrigjuar këtë problem duhej dikush që të zotëronte njohuri dhe durim të pakufijshëm për t’ia dalë mbanë.
Meqë profesorët ishin të zënë me angazhime të tjera, menduan të kërkonin ndihmën e vullnetarëve për këtë punë të lodhshme.

Midis personave që iu përgjigjën thirrjes së profesorëve ishte dhe William Chester Minor, një kirurg amerikan, njohës I thellë I gjuhës angleze.
Falë punës së tij përkushtuese, Minor-i, arriti të grumbullonte një numër të madh fjalësh, referencash e përkufizimesh, të cilat pasi i renditi në kategori të ndryshme, krijoi një fjalor të plotë e të pasur. Pa kontributin e Minor-it, fjalori i Oxford-it, do të vijonte të ishte i paqartë dhe plot mangësi, njësoj si fjalorët e tjerë të asaj kohe.

Pse e quanin të çmendur?

Të gjithë këtë punë të mundimshme, Minor-i e kreu ndërsa ishte i mbyllur në një institucion psikiatrik për vrasës të sëmurë mendorë. Minor-i kishte përfunduar aty pas vrasjes së një burri, baba i shtatë fëmijëve, sepse besonte se viktima e përndiqte për një kohë të gjatë…
Gjatë qëndrimit të tij në spital, duke mos pasur ndonjë punë tjetër për të bërë, ai iu përkushtua tërësisht plotësimit të fjalorit në fjalë. Me kalimin e kohës, shëndeti I tij mendor u përkeqësua aq shumë, sa një ditë prej ditësh mori një brisk dhe preu penisin e vet (shyqyr që s’iu dha ta bënte më parë, se do të na kishte lënë duar-thatë.) :D

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top