You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI BËHET HEQJA E RRUDHAVE TË FYTYRËS ME RRËSHIRË?

SI BËHET HEQJA E RRUDHAVE TË FYTYRËS ME RRËSHIRË?

albstroka-blog-facebook, lorena-stroka-shkrime-receta-keshilla-sekrete-bukurie-si-te-hiqni-rrudhat-e-fytyrës-me-mastikë-rrëshirë© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këto ditë jam nën trysninë e një zhvendosjeje të planifikuar këtu e disa muaj më parë. I kam paketuar të gjitha dhe jam në pritje të ardhjes së personave që do të realizojnë transportimin e tyre në shtëpinë e re. Për momentin, më duket sikur banoj në një ambient të zbrazët, larg çdo gjallërie  (që në fakt pikërisht kështu është), pa sende, pa zhurmë, veç një shtrat dhe një laptop kanë mbetur aty. Një shtëpi e thjeshtë në pamje, por, e mbushur plot me kujtime, herë të bukura, e herë më pak të tilla, por që në tërësi më dhanë e mësuan diçka: të ndihem e plotësuar me ato që kam dhe të përpiqem për më të mirën e mundshme.

Jam e sigurtë që kur të largohem prej këtej, do të më mungojnë shumë gjëra që më parë më nervozonin, zërat e fëmijëve të lagjes, zënkat e një çifti përballë, vështrimet e kureshtareve pas perdeve, akoma dhe muzika acaruese e gjitonit melankolik, të cilin jo pak e herë e kisha bërë të ndërronte rrugë kur më shihte.

Nëse vijoj të ndjek këtë estrus rrëfimi, kam frikë se në fund nuk do të shkruaj asgjë për recetën. Prandaj, është më mirë ta ndërpres këtu, apo jo?!

Këtë herë do të flasim për një recetë mjaft interesante, përbërësit e së cilës, sidomos njëri, do t’ju duket disi i çuditshëm. Mastika ose siç njihet ndryshe rrëshira njihet gjerësisht për efektet e saj shëruese. Është vërejtur se ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe sintezën e kolagjenit.

Nga ana tjetër, vaji esencial i mandarinës ka veprim anti-septik, anti-rrudhë, lufton stresin, balancon yndyrën e lëkurës, stimulon sistemin nervor dhe atë vetëmbrojtës.

Përbërësit

1/2 luge çaj pluhur mastike

1 lugë çaj mjaltë

3-4 pika vaj esencial mandarine

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Në vijim, aplikojeni në fytyrë të pastër. Lereni të veprojë rreth 20 minuta dhe pastaj shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

*Rrëshirën/mastikën (pluhur) e gjeni në farmaci…

Mirë  u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top