You Are Here: Home » Mjekësi » Shpresë për personat me dëmtime të trurit

Shpresë për personat me dëmtime të trurit

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Britanikë dhe Belgë arritën të “hynin” në mendjen e një njeriu që kishte pësuar dëmtime të rënda të trurit dhe të komunikonin me mendimet e tija. Hulumtimi që u botua në revistën New England Journal of Medicine, përfshinte një metodë të re “skanimi” të trurit njerëzor. Shkencëtarët përdorën metodën e tomografisë magnetike, e cila tregon aktivitetin e trurit në kohë reale. Në vijim u kërkuan pacientëve por dhe vullnetarëve të shëndetshëm të imagjinonin sikur luanin tenis. Tek të gjithë personat që morën pjesë në eksperiment, kjo stimuloi funksionimin e një pjese të membranës së trurit. Siç u konstatua, e njëjta gjë ndodhi dhe tek katër nga 23 pacientët që gjendeshin në gjendje kome. Dr Owen tha se metoda e re u jep mundësinë pacientëve për të ndihmuar mjekët në punën e tyre. “Kështu do mund të pyesim pacientët në qoftë se ndiejnë dhembje dhe se cila është gjendja e tyre psikologjike“, deklaroi dr. Owen. Nga ana tjetër, tema mund të rrisë kufizimet morale në shumë vende, lidhur me faktin se sa e lejueshme apo e ligjshme është heqja e aparaturës mbështetëse të personave që janë në gjendje kome akoma dhe nëse ata vetë e kërkojnë, përmes metodës së re.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top