You Are Here: Home » Mjekësi » Shpresë e re për ata që vuajnë nga virusi HIV

Shpresë e re për ata që vuajnë nga virusi HIV

Nga Lorena Stroka

Shpresa të reja për luftimin e virusit HIV/AIDS krijon zbulimi i antitrupave të efektshëm të HIV që së shpejti do të përdoren për përgatitjen e një vaksine të re.  Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, një ekip shkencëtarësh amerikanë të Insituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) gjeti dy proteinat të cilat mund të eleminojnë 90% të varianteve të njohura të HIV.

Bëhet fjalë për antitrupat VRCO1 dhe VRCO2, që mund të neutralizojnë fuqishëm virusin vdekjeprurës. Hapi i ardhshëm për shkencëtarët është sintetizimi i një vaksine të mundshme nëpërmjet këtyre dy antitrupave,  vaksinë e cila do mund të lehtësojë mijëra pacientë që janë mbartës të HIV-it.

Lajmi i zbulimit të dy antitrupave u bë i njohur dhjetë ditë para mbledhjes ndërkombëtare për luftimin e AIDS, në Vjenë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top