You Are Here: Home » Mjekësi » Shani se ju bën mirë!

Shani se ju bën mirë!

Nga Lorena Stroka

Nuk e di për ju, por unë i përkas asaj kategorisë së njerëzve që nuk shquhet as për gjakftohtësi dhe as për tolerancë. Pra, kur ndiej se cënohet durimi im, sinqerisht shndërrohem në tjetër njeri, jo rrallë herë humbas kontrollin dhe mjerë ai/ajo që më del përpara (që nganjëherë janë krejt të pafajshëm, thjesht kanë fatin e keq të më qëllojnë në kohë të gabuar). Nuk më zgjat shumë ky shpërthim, por për aq sa ndodh është shumë i vrullshëm). Çdo njeri ka mënyrën e vet të të reaguarit, për shembull, disa shajnë (verbalisht), bërtasin, ulërasin, thyejnë, kthejnë përmbys gjithçka, ndërsa ca të tjerë nuk shprehen fare, preken, mërziten, qajnë ose tërhiqen në vetvete. Përfundimisht, cila është mënyra më e mirë për të shprehur zemërimin tonë sharja apo heshtja? Pas një eksperimenti të realizuar në 71 studentë, hulumtuesit vërenë se njerëzit që shanin, ndërsa e mbanin dorën brenda një kove me ujë 5 ↄ celsius, rezistuan dyfishin e kohës në krahasim me ata që nuk shanin fare. Fjalët e pista lidhen me rritjen e rezistencës në dhembje dhe të rrahurat e zemrës, specialistët  vlerësojnë se edhe pse arsyeja ka të bëjë me aktivizimin e e hemisferës së majtë të trurit, sharjet janë ato që aktivizojnë shtresat më të thella të trurit që lidhen me ndjenjat. Nga ana tjetër, vunë re se ata që shajnë rregullisht nuk çlirohen pas sharjes, në të kundërt, me ata që nuk shajnë ose e bëjnë rrallë herë – e vërteta është se në atë çast kërkon ta mbysësh tjetrin/tjetrën dhe jo thjesht ta shash.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top