You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SHAMPO NË KUSHTE SHTËPIE PËR TË GJITHA LLOJET E FLOKËVE

SHAMPO NË KUSHTE SHTËPIE PËR TË GJITHA LLOJET E FLOKËVE

ALBSTROKA-BLOG-SI-TE-BENI-SHAMPO-NE-KUSHTE-SHTEPE-PER-RIGJENERIM-FLOKESH-LORENA-STROKA-RECETA-MASKA-KESHILLA-BUKURIE-GAZETARE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Megjithëse kisha kohë pa i larë flokët me shampo, pra, përdorja vetëm sapun jeshil (100% vaj ulliri), muajin e fundit vendosa të provoj një recetë të re shampoje (për kuriozitet më shumë), dhe vërejta se funksionon vërtet! Ofron kujdes të plotë flokësh, shkëlqim, hidratim dhe trashje fijesh… Diçka tjetër që më bëri përshtypje ishte larja në thellësi (heq çdo lloj yndyre apo papastërtie) si dhe luftimi i thatësisë, (ekzemave, në rast se keni).

Përbërësit

500 ml ujë të vluar (distiluar)

115 gr sapun të grirë me përmbajtje vaj ulliri (unë përdor arkadi)

1 lugë çaj glicerinë bimore

1 lugë çaj vaj bajame

Përgatitja

Në një tas shtoni 500 ml ujë të vluar plus sapunin e grirë dhe përziejini mirë së bashku derisa të shkrijë tërësisht (rreth 15 minuta). Pastaj shtoni glicerinën dhe vajin e bajames dhe vijoni t’i rrihni së bashku në blender. Në fund, po të doni, shtoni 4-5 pika vaj esencial livando për aromë të këndshme./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top